Kutia e Pandorës greke nuk mbyllet në Kretë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kutia e Pandorës greke nuk mbyllet në Kretë

14:12 | 09/11/2017
në Uncategorized
0

Nga Ardian Muhaj

Takimi që do të mbahet këto ditë në Kretë midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe ku zëdhënësit e qeverive përkatëse do të jenë ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kocias është paraqitur si një mbledhje me rëndësi historike në të cilën do të shtrohen në tavolinë çështjet me peshë që janë trashëguar nga historia dhe ato aktuale. Që para disa muajsh kur ministri Bushati tha se ka ardhur koha që problemet e mbetura pezull mes dy vendeve të synojmë t’i shtrojmë si një paketë e tërë dhe po ashtu t’i zgjidhim si një paketë e tërë, kam pohuar se ky është më së paku iluzion. Kjo ide që është përfolur prej muajsh, mbase si një mënyrë për të përgatitur opinionin publik me vendimet që mund të merren aty është e gabuar që në nisje.
Pikesëpari vetë vendtakimi ku do të synohet të vendosen vulat mbi çështjet shqiptaro-greke është i gabuar, dhe është një ogur i humbjes. Vendi i takimit nuk është i gabuar pse na kujton takimin famëkeq Nanos-Millosheviç në vjeshtën e vitit 1997, fiks dy dekada më herët, por sepse gjeografikisht është vendi më i papërshtatshëm për palën shqiptare. Është vendi më i largët që mund të gjendet në Greqi nga Tirana, dhe ku delegacioni shqiptar psikologjikisht do të ndjehet si i marrë peng. Vendi i takimit ishte dashur të kishte qenë në Greqi dikund sa më afër Shqipërisë, si në Korfuz apo Janinë, ose në Shqipëri sa më afër Greqisë, si në Sarandë ose Vlorë. Zhvendosja në Kretë përbën minus për Shqipërinë akoma pa filluar takimi.

Së dyti, përfshirja në një paketë e çështjeve nga më të ndryshmet, që nga vula apostile e deri tek ndryshimi i kufirit detar, apo që nga çështja e patentave të makinës e deri tek pavarësia e Kosovës dhe që nga sigurimet shoqërore e deri tek çështja e minoritetit grek, përbën një sallatë diplomatike që rrezikon të krijojë një përshtjellim të tillë sa që të japim detin për vula apostile, apo siç e kanë pretenduar edhe akademikët grekë, të japim detin në këmbim të njohjes së Kosovës, kur Greqia ishte dashur ta kishte njohur Kosovën pa asnjë kusht.

Së treti, në Kretë dhe në përgjithësi në marrdhëniet mes dy vendeve ka dekada të tëra që nuk bidesohet për çeshtje që shqetësojnë të dy vendet, por në thelb për çështje që shqetësojnë Greqinë. Në këto bisedime Shqipëria thirret për të dhënë llogari më shumë se sa për të biseduar, më shumë për t’u mbrojtur nga pretendimet greke se sa për të mbrojtur ndonjë çështje shqiptare. Në këtë aspekt për Shqipërinë shihet si fitore në se kufizon ose asgjëson pretendimet greke ndaj Shqipërisë, por as që bëhet fjalë të realizojmë ndonjë pretendim tonin ndaj Greqisë. Bëhet fjalë thjesht për të kufizuar grykësinë greke dhe jo për të kërkuar ndonjë të drejtë tonën.

Të gjitha çështjet madhore që na thuhet se shqetësojnë të dy vendet janë pretendime absurde që në fakt shqetësojnë vetëm Greqinë. Lidhur me marrëveshjen e detit nuk bëhet fjalë që ne të kërkojmë sipërfaqe më shumë, por që kufiri aktual të zgjerohet në favor të Greqisë. Lidhur me çështjen e minoritetit grek, nuk bëhet fjalë për kufizimin e statusit të tij, por për zgjerimin e këtij statusi. Lidhur me tekstet e historisë nuk bëhet fjalë për ndryshimin e teksteve shkollore greke, por të atyre shqiptare. Lidhur me çështjen e Çamërisë, nuk bëhet fjalë për çamët e Çamërinë, as për genocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, por për të drejtën e shtetasve shqiptarë të lindur në Çamëri për të vizituar shtëpitë e tyre si turistë, mbasi deri tani edhe kjo e drejtë u është kufizuar. Lidhur me Kosovën, nuk behet fjalë që Shqipëria të njohë Qipron greke dhe të mos njohë atë turke, sepse tashmë e ka mbëshetur pa rezervë anën greke, por për njohjen e Kosovës nga Greqia. Pra fakti që ne i bëjme qejfin Greqisë në rastin e Qipros nuk do të thotë aspak se grekët do t’u shkojë ndër mend të na e bëjnë qejfin ne në rastin e Kosovës.
Si përfundim është naive të pretendohet se ka paketë magjike që mund të zgjidhë po aq magjikisht pretendimet e orekset e një fqinji që ka hapur kutinë e pandorës së pretendimeve kundër shqiptarëve që në fillim të shekullit XIX, dhe duhet ditë se kush e hap kutinë e pandorës, nuk e hap për ta mbyllur.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Etiketa: ardian muhajCameriaKosovaKretëkutia e Pandorës

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Durrës/ Treni përplas makinën e policisë, plagosen 3 efektivë

Durrës/ Treni përplas makinën e policisë, plagosen 3 efektivë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com