Krojet e nxanuna – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krojet e nxanuna

21:46 | 02/11/2017
në Uncategorized
0

Nga Ilir Seci

– “Ktu â kénë motit nji krue rrethu me mriza. Në verë dalë barit me gjâ të gjallë, xânë ndër veti e vrâ, tuj kenë kumbarë ndër veti. Nji çikë ndodhë tuj qethë berren. Kahë iu prishka zémra për vrasje të vëllazënve, namka kruń edhe i vüka grykës së gurrës leshin e xânka ujit. Aty e mbrapa jo dalë mâ pikë ujit me e njoftë si âsht, por vojtë e shpërthy në Hardop, (Miliskâ), shi në breg të lumit, e gjysa tjetër gadi në fund t’Aprripës afër bregut të Drinit. Keshtu qi në kurrnjanën anë s’perdoret për vadë, pse tepër poshtë. Tesh vonë janë kénë mundu me e xjerrë kët uje kü â kenë herët, por të mrrijtmen tu toka e ritueme, paskan pasë këthy tu shpijat me ndjet me këthy prep. Por natën pâ andrra të mndérshme e jo këthy tjetër.” – legjendë diftue prej nji Plake mbi 100 vjeçe, nga Aprripa e Pukës…

…E pruna këtë legjendë si e ka diffue Plaka nga Aprripa e Pukës. Variante të ngjashme të legjendave me kroje të zanuna me lesh delmje diftohen në krejt Malsinë në të dy brigjet e Drinit të Bashkuem. Simbas kallzimeve kronin për me u shterrue e nxanë me lesh kulshedrat në do raste, kanjiherë e nxanë inatçorët, tjera raste janë shtrigat, dikund shkiet, dikund nemá e vashës së re që i plas zemra prej dhimbës ka sheh vllaznit tu u vra ndërveti. Jam rritë me rrëfime te tilla. Ne Markaj kishim legjenden e kronit të Lugit të Raçës që simbas legjendes dikur kishte kenë Amë,(burim) Lumi. Prej aty niste rrjedhen nji lumë krejt si Valbona…

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nji mot të rrebtë shkiet kishin mbrritë me hy në Malsi dhe e kishin zanë amën,(burimin) e asaj lume, e kishin zanë me lesh delmje… Shkiet kishin pru tanë leshin e delmeve, të tanë Malsive, per me e nxane atë amë lumè… Nuk kishin mujtë me e nxanë dhe me e shterrë krejtiskrejti pse nji dore uje sa per nji krue me shue edjen drumtaret kish gjetë nji plasë dhe ish ba damar jete…

Kohe ma vonë nga biologjia mësova për botën nënujore, për mënyrën dhe arsyen pse si i krijojnë perlat ai lloji i guackave te detit qe njihen me emnin “guackat e perlave.” Kur nje kokërr ranè, nji gjemb iriqi apo çfarëdo lloj tjeter mbeturine mbrrin me hy në brendinë e guackës, ajo mbron trupin tue e rrethue kokrrën e ranës me nje shtrese mbrojtëse qe bahet perlë…perlën guacka e krijon si mbrojtje.

Bash njashtu me pëlqen mue me i kundrue Mitet dhe Legjendat… I njajti mekanizem mbrojtes me duket se ka funksionue edhe kur jane krijue Mitet dhe Legjendat. Njerëzve të mirë, njerëzve me shpirt dhe botë të pasun u ka dhimbtë zemra kur kane ndodhe vêllavrasjet, kur jane krye punët e pamira, kur terpia,(makutëria) ka kalue caqet, kur e keqja ka mblue dheun. Për njatë kanë krijue dhe percjellë Mitet dhe Legjendat si kjo që diftonte Plaka e moçme Aprripse. Janë perla qe mbajnë mbrenda dhimbën, dramën qe vetëm arti e percjell përmes vuejtjes tue i përçue breznive këshilla te vyeshme për jetën. Kqyreni se çfarë mekanizmi fantastik ka perdore thurësi i Mitit dhe Legjendes, kur ka ba vaki nji e keqe nuk asht ndeshkue vetem shkaktari por krejt bashkësia. Kanë shterrue Burimet… Bashkësinë në këto raste e perfaqësojne Krojet dhe Lumenjtë që janë pasuni e perbashkët e lagjes, katundit, fisit, krahinës… Ato shterrojnë tue ndeshkue krejt krahinën. Perla mbrenda këtyne Miteve dhe Legjendave asht porosia se si me rrnue në harmoni në daçim me e ruejte si sytë e ballit pasuninë e perbashket që kena si janë Krojet dhe Lumenjtë.
Uji asht jeta… Porosi universale…

Etiketa: driniIlir SecilegjendePukeujëValbona

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Skënderbeu, mposhtet 2-0 nga Partizani i Beogradit (film)

Skënderbeu, mposhtet 2-0 nga Partizani i Beogradit (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com