Shqiptarët janë si lodrat seksuale për Edi Ramën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët janë si lodrat seksuale për Edi Ramën

13:44 | 26/10/2017
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nga Ilir Levonja

1) Midis shumë e shumë hamendësimëve, shumë e shumë rekomandimeve, a këshillave, gjë që ne vdesim ta bëjmë…, rreth konfliktit mes kryeministrit të vendit me gazetarët e mikrofonit, dje pas daljes nga seanca më qesharake e kuvendit për një mandat, një imunitet kuvendari, që aplikohet në Shqipërinë e lodhur ku ligji mund të bëj gjithçka veç mbi ligjëvënësit e ligjëbërësit nuk bën asgjë. Asgjë për besë…, pasi shtë një lloj hallati i tredhur, a plastik, me ngjyra, ku luajnë ëndrrat e tyre seksuale a perverse ca njerëz që përcaktojnë modën e stinës, qejfet fizike si femrat a meshkujt e mbetur thatë…
Midisi shumë e shumë hamendësimeve, shumë e shumë idotizmave që na karakterizojmë aq sa i lamë menjanë grupet e drogës, vet xhevahirin e PS-ës Sajmirin, dhe po merremi me të drejtën midis Ramës dhe gazetarëve të mikrofonit.
Po merremi me zell. Kush ka të drejtë? Mirë ua bëri. Po ata të mefshë, pse nuk ja ngjeshën me mikrofona kokës? Studio të tëra.
Vëreni vëth në vesh, se kur një burrë shteti humb qetësinë, dhe jep këshilla leximi, kulture a gjëra të tilla që tregojnë provincializëm nga mendësia e respektit për padrinot, është sukses i gazetarisë. I ka prekur vatrën plagës. I ka prekur nervat. Aq më tepër që e gjora Shqipëria jonë i ka me shumicë. I ka përhapur trupit. Eshtë sot një kufomë e ekzemës dhe e lebrozës.
2) Kurse shtetarët a kuvendarët merren me lodrat e seksit. E tillë ishte edhe ajo seancë e djeshme parlamentare për heqjen e një imuniteti. Merren me ligjin tamam si me lodrat e seksit, duke i qëndruar larg erës plot hudhra e teke rakie, nga realiteti shqiptar. E gjitha një shoqëri në asistencë sociale lëmoshë dhe me sytë nga qielli. Spektator me gojën hapur kur kryeministri ngre kundërakuza karshi organit të akuzës.
Dhe përpara se të zhgryhet në pështyma karshi gazetarëve të mikrofonit, i ofenduar quan ajkën e Shqipërisë, sojin dhe kastën e tij. Njerëzit më të përfolur, më të diskutuar në gjithçka.
Në një shtet demokratik imuniteti është një lëvere e pa larë. Përpara ligjit nuk ka të përzgjedhur. Janë të gjithë një. Por këtu ndikon edhe mungesa e ekzistencës së burrave të ligjit. Atyre që akoma nuk u ka fërshëllyer pumbi tek veshi. Aktualisht përshembull, në Amerikë organet e akuzës po hetojnë deri presidentin e vendit. Në Shqipëri organet e akuzës janë lodra seksi për perversët ligjëbërës.
Dhe normale që Edi Rama do acarohet, do u zbrazet gazetarëve të mikrofonit. Eshtë cënuar ajka, shtresa e mbremjeve me maska. E llozhave të fshehta.
Po t’i kthehesh memories, ka me vete një aradhë të shkarkuarish deputetësh (Beqja, Ndoka, Ndreu etj.) që sot janë arsenal qelish për llogari të drejtësisë belge a italiane. Megjithatë ai I thotë gjynahqarëve se kuvendi është vendi i ajkës dhe inteligjencës së shqiptarëve. Nga ana tjetër i vjen plasja dhe i vërsulet synetllëkut të mikrofonave. Çfarë nuk përrallis, i quan të pa kulturë, të pa ditur, kazan, dështim etj.
Në fakt në Shqipëri nuk ka të pa kulturuar, nuk ka të pa ditur, por të hutuar për shkak të amullisë së Edit dhe sojit nga ai rrjedh.
Zakonisht llogari nuk japin diktatorët, jo ata shtetarë që zgjidhen me vote. Po me sa duket vota tek ne nuk ka asnjë vlerë. Ne bëjmë sikur, bëjmë sikur e duam votën, demokracinë…, nga ana tjetër heshtim dhe masturbohemi me perversitetin e diktatorëve të rinj.
Shqiptarët duhet ta dine një here e mire se acarimi dhe pështymat e një shtetari karshi gazetarëve të mikrofonit, është rënie totale e një shteti. Dhe humbja i përket sa Edi Ramës aq edhe atyre, shqiptarëve, kurse fitorja gazetarëve. Ndofta është një nga ato pak simptoma kur mund të shikojmë shpresën e jetës për një vend që është momentalisht në shtratin e reanimacionit. Le të shpresojmë.
3) Gjithë këto vite shumë shqiptarë të lodhur nga dështimet e PD-ës dhe pa i vënë në kandar me të mirat, që mblidhen në disa ngjarje si me atë të shtunë të 15 marsit 2008, Gërdecin. Me 21 janarin e 2011-ës. Dhe këto si produkte të aleancave, të dyja bashkë. Të atyre aleancave dhe ca xhaketave të vjetra dy kategorish, ca që nuk lëshojnë pushtetin dhe ca që ia kanë afruar djemve, dhëndurrëve dhe klaneve rreth. Kjo bën atë që shqiptarët të t’i futen me një dashuri manjake një tjetër prototipi që mbajti për aq aq vite një bashki si Tirana, sikur të mos kishte pjellur burrë shteti më ai truall. Ky quhet Edi Rama. Deri dje një suportues i organit të akuzës dhe drejtësisë dhe që u ka premtuar shqiptarëve pastrimin e atyre institucioneve. Mirëpo sapo i prekën floririn e tij, këlthiti. Dhe me të drejtë, shqiptarët janë akoma tek mulliri i Thanës, me Saliun dhe kastën e tij. Ndaj sot të kall datën mendësia që deri sa nuk dënuam Saliun për Gërdecin dhe 21 Janarin, pse ta dënojmë Sajmirin. Shqiptarët i janë nënshtruar një përversieti me mendësi provinciale se plumbi do plumb. Mundën dhe i falën dhe vazhdojnë t’i japin falje, të drejtë, këtij zallapi kryeministër, gjithçka, çdo gjë… aq sa kurrë nuk kanë për ta kuptuar se sa më shumë përmendore u ngrenë sharlatanëve të politikës, aq më shumë ia fusin vetes. Kësisoj gjatë gjithë këtyre viteve nga protestat e bojkotit, Gërdecit, 21 janarit, i lejuan Edi Ramës çdo aleancë me këdo, mjaft të largonin Berishën. Pa asnjë dhimbje pse po ia fusnin edhe vetes. I lejuan kanabizimin e vendit vetëm pse izoloi një Lazarat. Nuk lane këmbë batakçiu pa e ngritur vringthi qytet më qytet, lagje më lagje sa sot akoma vriten në periferitë e Lezhës, Laçit, Beratit a Vlorës, për hir të ndarjes së pushtetit dhe zonave të influencës. Ulin veshët kur ashtu plot pështyma kryeministri i vendit i gërhushet prokurorisë me fjalët mos guxoni të akuzoni ajkën e vendit, kuvendarët.
Eh Shqipëri sa shumë që fal….
4) Nuk e di se si janë ndjerë dje, a si ndihen sot ata njerëz, qytetarë të thjesht që për një a dy arsye, kanë provuar vrullin prej hekuri skafandrash a uniformash, vrullin në befasi, herët pa zbardhur dita, duke thyer a rrëmbyer ndonjë pjestarë të shtëpisë. Rrota e fati e sjell ashtu. Asnjë prind nuk e do, por fëmija ta bën. Nuk e di se si ndihen kur shohin se si një beniamin qeveritar i gërmushet njerëzve të drejtësisë. Një beniamin i Edi Ramës që sot është kthyer në një xhevahir kombëtar, kur është faqja e zezë e jona. Nuk e di se si ndihen kur dikush ka imunitet e dikush jo. Cullak i jemi shfaqur jetës. Cullakër të gjithë. Se si ndihen kur djali a vajza, babai a gruaja, kërrmen qelive. Dhe ai Sajmiri gërhushet. Edi Rama më keq. Ky babai i reformimit të drejtësisë së kalbur. Po me siguri të tulatur, prindër të pafuqishëm përballë daljes nga dora të fëmijëve. Daljes nga dora të gjithçkaje vitale, pasi gjithçkaja veç jetë nuk mund të quhet, po një katrahurë ku gjithkush ha gjithkënd. Ndaj me siguri qeshin hidhur, pa ndjenja, pa dhimbsuri kur kujtojnë rrapallimat e thyerjeve të dyerve. Urdhrat që të mos lëvizin vendit, duart e forta, prangat. Si ndihen? Mut ndihen. . Sidomos kur Sajmiri bërtet e çirret sikur ta kenë kapur nga koqet. Dhe e gjitha kjo sepse në Shqipëri ligji është lodër seksuale për perversët dhe jo një mjet para të cilit të gjithë dridhen.

Etiketa: edi ramaGazetaretIlir Levonjalodra seksualeShqiptarët

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Po që pronari nuk ju mbron, a ju vjen turp të dashur kolegë gazetarë?

Po që pronari nuk ju mbron, a ju vjen turp të dashur kolegë gazetarë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com