Ëndrra e jetimëve: Të hanë një çokollatë pa i fotografuar… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ëndrra e jetimëve: Të hanë një çokollatë pa i fotografuar…

10:45 | 22/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Alma Nikolli

Shoh fytyra të qeshura vogëlushësh. I mbajnë në krahë zotërinj dhe zonjusha elegante. Bamirësit, për pak sekonda kanë harruar se ata sy që në mëngjes shikonin veten e zbukuruar në pasqyrë do të përballeshin më vonë me vështrime të përhumbura jetimësh, të pastrehësh a të sëmurësh. Ndërsa pozojnë gati si pa mendje para aparatësh në dukje rastësorë, në njërin krah mbajnë vogëlushin me rroba të palara dhe në tjetrin një qese të mbushur plot e përplot me vaj, makarona e sheqer, që do zgjasë gatiiiiiii 100 vjet.

I varfëri, jetimi apo i sëmuri, që thuajse në çdo rast të lakmueshëm nga bamirësit i ka të treja, duket sikur gëzohet me pak dhe me të vërtetë ashtu ndodh. Ata i gëzohen një keqardhje të sinqertë, një bisede të paqëllimtë a një lëmoshe të heshtur. Një lëmoshe që dikush e jep pa bërë jehonë në media, pa e fotografuar nga çdo kënd, një lëmoshe shfajësuese. Po, po, shfajësuese. Çdokush që ka më shumë duhet të ndihet me faj që një qenie e njëjtë me të, krejt pa faj ka më pak se ai. I pasur a i gjorë, shëndetplotë a i plogësht, jetim a dëgjues përrallash natë për natë, një fëmijë përherë ka për t’iu gëzuar një aeroplani lodër që fluturon në dhomë vetëm për të. Por këta të gjorët, në ndryshim nga bijtë, a nipat tuaj do ta kuptojnë direkt të nesërmen e ikjes suaj se janë vetëm. Ata e kuptojnë në shikimin tuaj se ç’doni prej tyre.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të mos bësh keq është mjaftueshëm mirë, jam dakord me këtë. Por, t’u hedhësh ndonjëherë shikimin e t’u zgjasësh dorën të mjerëve, vetëm për hir të lavdisë virtuale, e cila në jo pak raste përkthehet në përfitim monetar për llogari të organizatave fitmiprurëse bamirëse, është varfëri. E në këto raste nuk më dhimbsen më jetimët, të varfërit a të sëmurët e pashpresë. Më dhimbsen jetimët me nënë e baba që me këto para ushqejnë fëmijët a të dashurat, më dhimbsen të sëmurët shëndetplotë që me këto para blejnë kokainë, verë a aulinë, më dhimbsen të varfërit që me këto para blejnë një celular për të bërë fotografi më cilësore në bamirësinë e radhës.

Pavarësisht dhimbjes që realiteti i jetimëve të ngjall përherë kam dashur ta shoh me shpresë të ardhmen e tyre, qoftë edhe për faktin që kjo fjalë përmban në vete shkronjat jetë.

Një vogëlushe që shumë e dua, e varfër po gjithmonë e buzëqeshur, më kërkoi 20 lekë një ditë. “I dua për të blerë sapun që të ndihmoj mamin të lajë teshat“, më tha. Nuk i dhashë më shumë, jo se do ta lëndoja krenarinë e saj, është shumë më tepër njerëzore se unë për ta pasur, por sepse do t’i zbehja buzëqeshjen. Bëra sikur nuk u trondita. Asaj duhet t’i dukej normale që të kërkonte 2 lekë për të ndihmuar mamin. E shoh shpesh, përherë më buzëqesh, kurrë më nuk më ka kërkuar gjë. Ata nuk kanë nevojë për ne me qese plot, ata duan t’u buzëqeshim, të na ndiejnë të afërt. Jemi ne që kemi nevojë për ta, që të përfitojmë dhe të pastrojmë veten nga mëkatet e përditshme duke u dhuruar lëmoshë. Cilën shkollë ndërtuan bamirësit për ta? Cilën bamirësi të njerëzishme të pazhurmshme bënë? Cilën çokollatë u dhanë pa e fotografuar? Cilën herë u buzëqeshën natyrshëm?

Etiketa: Alma Nikollicokollatefotografijetimëtë sëmurëtë varfër

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kosova në zgjedhje lokale

Kosova në zgjedhje lokale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

23:12 | 19/12/2025
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

22:44 | 19/12/2025
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

22:30 | 19/12/2025
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

20:50 | 19/12/2025
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

20:40 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –
  • (VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –
  • Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –
  • Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –
  • SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com