Nga Ilir Babaramo
Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Ka një ngjashmëri të pabesueshme si kryetarët e Partisë Socialiste blejnë kostumet me mënyrën si ndryshojnë statutin e partisë së tyre. Kjo ndodh sepse të dyja, si statuti ashtu dhe kostumet zgjidhen në bazë të shijes dhe skrupullit njerëzor që kanë ose nuk kanë ata që vendosin.
Entourage i Nanos mban mend një ngjarje me përmasa proverbiale, por realisht të vërtetë. Kishte vdekur Papa Vojtila dhe gjithë kryetarët e qeverive ose të shteteve u dyndën në qytetin e përjetshëm për t’i dhënë lamtumirën Papës më të famshëm të shekullit XX. Shqipëria ishte i vetmi vend që u prezantua me të dy, dhe me Presidentin dhe me Kryeministrin. Por, në rreshtin e parë në Bazilikën e Shën Pjetrit kishte vend vetëm për kryetarin e shtetit. Nano donte të dilte patjetër në televizor. Këtë punë e zgjidhi Taulanti. Shkoi hoqi bexhin ku ishte shkruar Algjeria dhe Nano u ul në krah të Moisiut, ndërsa Buteflika ngeli në këmbë.
Protokolli i Selisë së Shenjtë u terrorizua dhe nuk kuptonte gjë. Sa të merrnin vesh se çfarë ndodhi Nano kishte mbaruar punë. Mesha përfundoi, Taulanti pas këtij heroizmi mori premtimin se do futej në listën e kandidatëve për deputetë, ndërsa Nano mori rrugën për në Via Veneto. Hyri në dyqanin e Brionit. Kaloi në revistë kostumet e varura , ku më i liri ishte 5 mijë euro. I vuri gishtin dhjetë prej tyre. Eskorta që e shoqëronte ishte me karabinierë të ardhur enkas nga provinca e largët e Rexho Kalabrias. Karabinierët qëndruan jashtë, mbështetën ballin të vitrina dhe shqyen sytë nga habia si ata dy jetimët e “Lulëkuqe mbi mure”.
Për një javë i dua në Tiranë, – i tha Nano shoferit të ambasadës. Ia bëri me shenjë Narit, i cili mbaroi punë tek kasa. Gjithë skena nuk shkoi më shumë se 4 minuta. E megjithatë Nanos kostumet nuk i rrinin fiks pas trupit, jo vetëm për shkak të fizikut të tij. Rrobaqepësit në Tiranë i shkurtonin mëngët, pastaj lëviznin komçat, kthenin astarin, por prapë kostumi nuk i përshtatej plotësisht konstruktit rrondokop të kryetarit të PS.
Ishte koha kur sherret e pafund të KPD i tolloviteshin trupit të Partisë Socialiste dhe Ruçi sado usta që të ishte nuk arrinte të meremetonte gjithçka. Sado rrobaqepës i mirë që të ishte numri dy i PS e kishte të vështirë që brenda një viti të kërkonte ndarjen e postit të kryetarit të partisë nga ai i kryeministrit dhe ca muaj më pas të mbështeste të kundërtën.
Kështu që herë zgjat dhe herë shkurto kostumi kryeministror i Nanos u gris dhe socialistët e futën në dollapin e partisë ku tani nuk përdorin më as molë.
Çështjen e kostumeve Rama e ka zgjidhur ndryshe. I qep me porosi, ose su misura siç thonë fisnikët e rinj të Tiranës. Nëse do të jesh me klas, nëse do të pranosh në elitën e Shqipërisë, kostumet duhet të t’i qepë Donato. Donato është rrobaqepës që vjen një herë në muaj nga Milano në Tiranë. Gjithë parallinjtë vihen në radhë. Donato u merr masat, i pyet çfarë marke do dhe një muaj më pas ua nis të përfunduara.
Natyrisht tek astari ka rrasur etiketën e firmës që ka zgjedhur blerësi.
Armani është më i preferuari. Donato ka gjetur thesarin në Tiranë. Çmimet merren me mend. Këtë radhë Nari nuk e përballon dot. Donato e ka kuptuar se biznesi më fitimprurës është ai që shet vanitetin njerëzor.
Statuti që po adopton Partia Socialiste në Kongresin e javës që vjen ngjan si kostumet e Donatos, su misura. “Rrobaqepësit” e PS, Ruçi dhe Xhafa po i vënë “kostumit” të statutit një etiketë firmato; Partia Laburiste. Rama jo vetëm që ka hequr dorë nga ajo që proklamonte 12 vjet më parë se PS duhet të lejojë fraksionet, por kryetari i partisë nuk votohet nëse është kryeministër, një kostum fiks sipas trupit të tij.
Dhe Donato do befasohej me mjeshtërinë e Ruçit.
Ndryshimi i statuteve të partive do ishte një e keqe e vogël nëse e krahasojmë si e qepën Berisha dhe
Rama Kushtetutën e Republikës. Ndryshimet që u bënë tetë vjet më parë i kthyen gati si monarkë kryetarët e dy partive të mëdha. Ata vendosin për gjithçka që nga listat për deputetë deri tek drejtuesit e institucioneve te drejtësisë.
Berisha e Rama e qepën kushtetutën, si kostumet e Donatos su misura.
/Shqiptarja.com/