Gjykara e Larte prishi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-drejtorin e RTSH-se, Thoma Gellci, i dënuar për “shpërdorim detyre
Sipas vendimit, çështja duhet të rigjykohet nga e para në Apelin e Posaçëm, me një tjetër trup gjykues.
Gëllçi ishte dënuar me 2 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi iu reduktua në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Ai e ka përfunduar dënimin dhe tashmë është i lirë, por iu drejtua Gjykatës së Lartë për pafajësi.
Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi, u dënua në lidhje me një tender për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, pasi bëri një shtesë kontrate jashtë afateve ligjore. Në të njëjtën dosje janë edhe Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët janë dënuar secili me nga 1 vit burg.
gijotina.com/









