Nga Alba Haruni
Dështaku Neranxi, “s’ka ç’ti bëjë gomarit e i bie samarit”. Bashkë me samarin po tenton të godasë dhe çamet. Po ç’ke o t’u mbylltë, ç’ke?
Nëse çamët kërkojne të drejtat e tyre mbi pronën e trashëguar, nuk kanë asnjë qëllim të përdorin apo dëmtojnë kërkesat e banorëve të Himarës. E vetmja gjë që kemi thënë është që shteti grek mos të ndërhyjë në çështje të brendshme të shtetit shqiptar. Të drejtat e himarjotëve trajtohen në të njëjtën mënyrë si të tiransit, tropojanit, etj. dhe nuk ka të bëjë me cenim të drejtash por me vendimarrje për rregullim territori. Ndërsa të drejtat e çamëve në shtetin grek janë tëresisht të mohuara.
Por ajo që më shtyu të merrem me Neranxin është tendenca e tij përçarëse.
Po është e vërtetë, në kalvarin e vuajtjeve dhe nën presionin e masakrave, karvanët me çamet që shpërnguleshin ndaluan dhe në Himarë. Popullsia e Himarës i priti, i strehoi dhe ju ofroi bukë e veshmbathje. Për këtë çamet ju janë pafundësisht mirënjohës. Ata kanë ditur të forcojne miqësitë mes tyre.
Ti Dështak me pafytyrësi sjell në vëmendje familjen e Jani Qiricit nga Himara e cila rriti me dashuri një nga jetimët e tragjedisë çame. Kësaj të vërtete ne i jemi mirenjohës pafundësisht. Në takimin përmbyllës së fushatës së PDIU në Vlorë z. Shpëtim Idrizi, në fund të takimit dorëzoi dekoratën e mirënjohjes familjes Qirici nga Himara. Pas genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë në vitin 1944, familja e Jani Qiricit kishte mbajtur një prej fëmijëve të mbetur jetim, duke e birësuar. I biri i Jani Qiricit, Llukë Qirici mori dekoratën në emër të familjes Qirici, duke falenderuar përzemërsisht kryetarin e PDIU-së .
Flakët e përçarjes do ju djegin më shumë se ju kanë djegur dhe hiri i turpit do ju mbulojë.