5 Euro – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

5 Euro

11:55 | 24/04/2018
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Edison Ypi

5 Euro kushtojnë 8 bukë që hahen në një ditë nga 8 familje modeste shqiptare nga ato për të cilat restoranti është një shpikje e panevojshme.
5 Euro dalin e teprojnë për të blerë 2 kilogram fasule Korçe ose Dibre, që zjejnë shpejt, kanë proteina, hahen me qef të shoqëruara me kos.
5 Euro kushton karburanti për të bërë një shetitje në Kepin e Rodonit ose në Ishëm nëpër ca peisazhe përrallore me pyje, qiell, det, me të ik menia e kokës.
5 Euro në monedha të vogla mjaftojnë për të kënaqur mbi 20 herë violinistin e trotuarit që luan Çajkovskin dhe për t’i bërë qefin vetes si dashamir i Artit dhe mecenat.
Me 5 Euro mund të blesh një libër të vogël me disa nga perlat e Lasgushit, Introduktat e Nolit, ose novelat më fantastike të Ismail Kadaresë.
5 Euro mjaftojnë për t’ja zbukuruar ditën çdo fëmije të edukuar për së mbari, jo si ata që kanë për baba hajdutin Adriatik Llalla.
Më pak se 5 Euro kushton një program i thjeshtë kompjuterik me të cilin mund të shkarkosh gratis nga Interneti të gjitha kryeveprat e kinemasë botërore, sidomos ato të kohës së kurvit.
5 Euro kushton secila analizë mjekësore që do bësh në një laborator për tu bindur se; Mushkritë të kanë marrë fund qysh kur pije cigare Partizani, sytë po t’i fik kompjuteri, mendjen po ta torolleps propaganda, ngathtësinë e ke peshqesh nga sedentarizmi, dhjamosjen nga fast fudat, diabetin ta garantojnë ushqimet me brumëra dhe konservanta, origjinë dhe data skadimi të dyshimta.
Afërsisht 5 Euro do të kushtojë në një kafene qerasja e një miku që hiqet për filozof autodidakt i cili do të thotë se në Shqipëri mjekët nuk t’i hedhin sytë në dy raste; Kur je nën 30 vjeç si tepër i ri asnjë sëmundje nuk guxon të të afrohet. Kur je mbi 60 vjeç si tepër i vjetër, ke marrë fund, vuan nga gjithçka, s’të ruan dot as Zoti. Çudia është se këtë ta thonë edhe mjekë nën 30 dhe mbi 60.
Me 5 Euro mund të blesh dy konserva peshku me salcë tepër ë shijshme. Do kënaqesh kur ta kullufisësh konservën e parë. Por do gjesh belanë pasi të boshatisësh të nesërmen konservën e dytë. Për arsye që nuk i di asnjë mik, asnjë mjek, asnjë libër, asnjë internet, nuk do të zërë gjumi tërë natën me sytë në tavan duke u munduar të gjesh nëse kjo bela’ të gjeti për shkak të një dobiçllëku të prodhuesit në formën e një energjie artificiale dhe të rrezikëshme që vjen nga cironkat e konservës që s’dihet në cilët pellgje janë zënë, nga vaji që s’dihet nga cili dru e kanë nxjerrë, nga salca që s’dihet në cilin laborator është shpikur.
Nëse shpenzon 5 Euro për të blerë dhe lexuar të gjitha gazetat e një ditë, do të largohet çdo ndjeshmëri dhe do të jetë zhdukur çdo stres. Je çmendur.
Rreth 5 Euro kushton konsultimi me një dernatologe se të kruhen duart. Dermatologia do të japi 5 receta nga 5 Euro secila për myqe dhe antibiotiqe që s’kanë për të bërë asnjë efekt. Do vazhdojë kjo kurë e kotë derisa një ditë të bukur me diell Fieri dhe fllad Puke, do të vijë në mendje ideja gjeniale lër të blerë me 5 Euro 10 palë doreza llastiku për të larë enët, dhe ke shpëtuar përgjithmonë nga të gjitha krruajtjet, recetat, dermatologet.
5 Euro kushtojnë rreth 100 kardioaspirina që të ruajnë nga rreziku i infarktit për shkak të episodeve traumatike të përditshmërisë shqiptareske.
Mos i kurse 5 Euro për një magjistricë në një katund të Mallakastrës e cila pasi do të falenderojë me gjithë shpirt për 5 Eurot, do të tregojë fijepërpe mbi pëllëmbë të dorës në vendin e shqiponjave fatin e zvarranikut./Shqiptarja.com

Etiketa: 5 euroÇajkovskiEdison Ypifilozofgazetailaçekafenekepi i rodonitkoncervamagjistrice

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Manjani: Qeveria paska lobuar në Europë për të punësuar Majlindën!

Manjani: Qeveria paska lobuar në Europë për të punësuar Majlindën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

20:33 | 20/12/2025
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

20:15 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

19:53 | 20/12/2025
OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

19:39 | 20/12/2025
Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

19:27 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –
  • E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –
  • OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –
  • Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –
  • Të marrim në dorë fatin tonë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com