Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

4 policë në pranga për kontrabandë

Nga Skenderi 0

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA) në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka arrestuar 4 efektivë policie për kontrabandë. Ata janë ndalur pasi kanë lejuar kalimin e mallrave kontrabandë në pikën kufitare të Shishtavecit

Në pranga janë vënë Agim Berisha, 48 vjeç, me detyrë shef i stacionit të Policisë Shishtavec, Agron Nela, 41 vjeç, inspektor me detyrë trupe shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec; Mursel Memishaj, inspektor me detyrë trupe shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec dhe Mirel Dalaci, 40 vjeç, inspektor me detyrë trupe shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec.

Arrestimi i tyre u bë  në orët e para të mëngjesit, pasi në datë 11 qershor kanë lejuar kalimin në PKK Shishtavec të automjetit tip Scania me targë AA763DC, i cili transportonte 16 800 kg kafe kontrabandë, ndarë në 280 thasë me peshë 60 kg secili. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrrethit Gjyqesor Kukës, për penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim.

Të arrestuarit janë:
– Agim Berisha, 48 vjeç, me detyrë shef i stacionit të Policisë Shishtavec

– Agron Nela, 41 vjeç, inspektor me detyrë trupe shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec

– Mursel Memishaj, inspektor me detyrë trupe shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec

– Mirel Dalaci, 40 vjeç, inspektor me detyrë trupe shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej