31% e familjeve shqiptare nuk përmbushin nevojat bazë për ushqime – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

31% e familjeve shqiptare nuk përmbushin nevojat bazë për ushqime

15:10 | 08/07/2019
në Kryesore
0

“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi”. “Poemës së Mjerimit” të Migjenit, e shkruar në vitet ’30, duket se nuk i ikën asnjëherë aktualiteti. Gati një e treta e familjeve shqiptare janë gjetur në pamundësi për të përmbushur nevojat bazë me ushqim dhe veshmbathje gjatë vitit 2018 sipas një anketë që zhvilloi Barometri i Ballkanit 2019, një projekt i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).
Shqipëria ka përqindjen më të lartë të familjeve që nuk e sigurojnë dot jetesën bazë, gati sa dyfishi i Ballkanit.

Kampioni shqiptar i familjeve u pyet “A ka përballuar familja juaj ndonjë nga problemet e mëposhtme (të paktën një herë) gjatë 12 muajve të fundit: Nuk mund të përballonit ushqimin, veshmbathjen dhe furnizimet e tjera bazë?”. 31 % e familjeve janë përgjigjur se ishin përballur më këtë vështirësi. Kjo përqindje ishte gati sa dyfishi i Serbisë 17 % që renditet e dyta pas Shqipërisë për nivelin e lartë të familjeve që nuk përmbushin nevojat bazë të jetesës.

Më tej kjo përqindje vjen e ulët në vendet e tjera të Rajonit. Në Kosovë dhe në Malin e Zi, 14 për qind e familjeve kanë pohuar se kishin vështirësi gjatë 12 muajve të fundit të përmbushnin nevojat bazë të jetesës. Niveli më i ulët i familjeve në varfëri duket se ka qenë në Bosnjë ku vetëm 8 për qind e familjeve kanë pohuar vështirësitë për furnizimit bazë dhe pas saj Maqedonia me 13 për qind të familjeve në vështirësi.

Read more

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Përqindja e familjeve që nuk përballonte nevojat bazë u rrit më tej gjatë vitit 2018 në raport me vitin 2017 ku 25 % e familjeve kishin pohuar vështirësitë për artikujt bazë. Edhe të dhëna të tjera për shpenzimet e konsumit tregojnë realitetin e trishtë, ku pjesa më e madhe e familjeve shqiptare harxhojnë më shumë se të gjithë për ushqime, nj ëtregues i të ardhurave të ulëta në raport me fuqinë blerëse.

Në Ballkanin Perëndimor, pjesa më e madhe e shpenzimeve të familjeve shkojnë për të siguruar ushqimin. Megjithatë, duke bërë një krahasim midis tyre, shpenzimet për ushqime janë shumë më të larta në Shqipëri me mbi 44%, të shpenzimeve mujore, sipas INSTAT. Pas Shqipërisë, Maqedonia e Veriut është vendi ku shpenzimet për ushqime janë më të larta, me rreth 36.8% të totalit të shpenzimeve që ato kryejnë, ndjekur nga Kosova me 34.1%, sipas të dhënave të Eurostat.

Ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Malin e Zi, shpenzimet për ushqime zënë gati çerekun e totalit të shpenzimeve, me një peshë përkatësisht 24.5% dhe 24.3%. Ndër vendet e rajonit, Serbia ka peshën më të ulët për këtë grup, me rreth 17.3% të totalit.
Mesatarja e shpenzimeve të bashkimit Europian për ushqime është rreth 12%.

/Monitor

Etiketa: 31% e familjeve shqiptareballkani perendimorBashkimi EuropianMali i ZiMaqedonianevojat bazë për ushqime

Të Lidhura

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

nga 27
21:29 | 04/06/2026
0

Liverpool i ka dhënë zgjidhje çështjes së trajnerit. The Reds, pas largimit të Slot, kanë firmosur kontratë për dy vite...

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

nga 27
20:57 | 04/06/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=k3EZnctVhy0 Këtë vit Ujësjellësi i Durrësit vjen me lajme të mira, pasi parashikon që, përmes një investimi rreth 650 mijë...

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

nga 27
20:55 | 04/06/2026
0

Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka...

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

nga 27
20:13 | 04/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama do  të vizitojë këtë të premte Vlorën, aty ku do të zhvillohet një organizim për 35-vjetorin e...

Para
Media në Shqipëri po kalon ditë të vështira financiare (film)

Media në Shqipëri po kalon ditë të vështira financiare (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

21:29 | 04/06/2026
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

20:57 | 04/06/2026
Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

20:55 | 04/06/2026
Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

20:13 | 04/06/2026
Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

20:05 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –
  • Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –
  • Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –
  • Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –
  • Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com