27 shkurt 1926/ Gazeta e Korçës: Greqia u njeh Çamëve tërë të drejtat si minoritet! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

27 shkurt 1926/ Gazeta e Korçës: Greqia u njeh Çamëve tërë të drejtat si minoritet!

21:50 | 13/12/2016
në Uncategorized
0

Letra e Mid’hat Frashërit dhe përgjigja e kryeministrit grek Pangallos: Në Shqipëri të Jugës nuk ka grekë përveç pak grekofonë. Të shpërndajmë klubet vorioepirotë. Do të ndëshkojmë pa mëshirë çdo veprim të keq mi kurris të minoritetit nga an’ e disa kokëndezurve të papërgjegjshëm dhe do të zbatojmë  obligimet që rrjedhin prej traktateve ndërkombëtare.

Në historinë e marrëdhënieve të akullta mes Shqipërisë dhe Greqisë ka patur edhe kohë të mira. 90 vjet më parë marrëdhëniet greke-shqiptare njohën nivelet më të mira të mundshme. Greqia drejtohej nga kryeministri, Teodoros Pangallos dhe qëndrimet e tij ndaj Shqipërisë, janë i vetmi moment, kur pala greke ka shfaqur interesin për  marrëdhënie normale mes dy vendeve dhe njohje të të drejtave të minoritetit shqiptar çam në Greqi. Deklaratat e tij në Lidhjen e Kombeve duket se janë po kaq aktuale edhe sot pas  90 vitesh.

Mediat e kohës, e kanë pasqyruar me entuzizëm deklaratën e kryeministrit Pangallos dhe të ministrit të jashtëm grek të kohës Rufos.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Këto deklarata janë botuar në faqen e parë te “Gazeta e Korçës”, viti VIII i botimit, nr. 263, e shtunë, 27 shkurt 1926. Nën titujt “Deklarata të diktatorit grek mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke”, kemi shënimin me korsiv “Çamëvet ju njihen tërë të drejtat si minoritet”: – Në Shqipëri të Jugës nuk ka grekë përveç pak grekofonë. – Shpërndarja e klubeve Vorioepirotë. – Marrëdhëniet Ekonomike e më poshtë (Nga korispodenti ynë, posaçmë) botohet deklarata e Pangallosit, ndërsa ajo e ministrit të Jashtëm Rufos, me shënimin me korsiv: “Greqia caktoj një politikë të kthjelltë dhe definitive kundrejt Shqipërisë: – Kufitë e sotmë midis të dy Shteteve i quan, pa nonjë rezervë, definitive, – Miqësia Shqipëtare veprë kombëtare për Greqinë”.

Situata në Çamëri në vitin 1926

Situata në Çamëri në periudhën kur në krye të qeverisë greke erdhi Pangallos, ishte nga më dramatiket. Ligji i shpronësimit i vitit 1911 hyri në fuqi para vitit 1923 dhe kjo nuk ishte e rastit. “Ky ligj nuk ishte gjë tjetër veçse një grabitje zyrtare dhe ishte i mjaftë për t’i lënë shqiptarët pa bukë dhe t’i shtrëngonte të largoheshin nga Çamëria”, konkludon me të drejtë Hajredin Isufi (Çamëria, studime historike – sociologjike shek XIII – XX, Tiranë 2006, f. 116- 117).

Që nga 30 janari i vitit 1923, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Lozanës mes Greqisë dhe Turqisë dhe deri në fund të vitit 1925, popullsia çame kishte pësuar mbi kurrizin e saj atë që Ali Dino, ish-deputet i Prevezës në Athinë, në një letër që i drejtonte gjeneralit De Lara, kryetar i Komisionit Miks për këmbimin e popullsisë greko-turke, do ta nënvizonte se: “…shqetësimi i bashkatdhetarëve të mi po kalon në ankth për arsye të disa masave të marra ndaj tyre nga qeveria greke, masa shumë të rënda në kundërshtim me Konventën e Lozanës…”. (Dokumente për Çamërinë” 1912 – 1939, Tiranë 1999, f. 158).

Po për këtë periudhë, historiani grek, Jorgos Margaritis, shkruan: “…Ndërmjet viteve 1923-1924, në zonë mbërritën disa mijëra emigrantë “të shkëmbyeshëm” nga Azia e Vogël, domethënë të dërguar atje nga shërbimet qeveritare greke, me qëllim intensifikimin e presionit ndaj çamëve për t’i detyruar të iknin… Kjo bashkëjetesë e ngushtë, detyruese me emigrantët ishte veçanërisht e dhimbshme për çamët…”. (Jorgo Margaritis “Bashkëpatriotë të padëshiruar”, Tiranë 2009, f. 119).

Bilanci është me të vërtetë i dhimbshëm. “Në periudhën 1913-1925, gjatë procesit të këmbimit të detyrueshëm, u përzunë me dhunë 60 mijë shqiptarë (40 mijë nga viset e Maqedonisë dhe 20 mijë nga krahina e Epirit”, citon Mehdi Frashërin, përfaqësuesin e Shqipërisë në sesionin e 50–të të Këshillit të Shoqërisë së Kombeve. Në librin e tij “Tragjedia Çame” prof. dr. Beqir Meta. (Beqir Meta, “Tragjedia Çame”, Tiranë 2007, f. 42).

Shumë banorë të Çamërisë braktisën shtëpitë e tyre. “Kështu Gardhiqi, nga 400 shtëpi, që kishte më 1913, në vitin 1925 mbetën 80, Dragomia nga 160 në 18, Karbunari nga 300 në 120, Parga nga 300 në 40, ndërsa në Petrovicë, Shëndëlli etj., nuk mbeti asnjë”. (Hasan Minga, “Çamëria, vështrim historik”, Tiranë 2006,  f. 34).

Në këtë situatë dramatike, vjen deklarata e Kryeministrit grek mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe minoritetin shqiptar çam, e shkurtit të vitit 1926.

Letrat e Mid’hat Frashrit

veçanërisht ato të gjysmës së dytë të vitit 1925, ndien se po fryn një erë e re në marrëdhëniet shqiptaro-greke, me gjithë vazhdimin e gjendjes së njëjtë të çamëve në Epir.

Më datën 17 tetor 1925, ministrit Fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë, Mid’hat Frashëri, pati një takim me Kryeministrin Pangallo. Pas këtij takimi, mes të tjerash, ai e informon Tiranën: “Pangallo dëshiron edhe ai fort shumë që të jemi miq dhe prandaj ka dhënë urdhër në Ministrinë e Punëve të Jashtme të kërkohetë nga Shqipëria agrement për Gjeneral Kondilin, si Ministrë”

Gjithashtu, më datë 5 nëntor 1925, Mid’hat Frashëri i shkruan Tiranës se: “Këtu kam folur tri herë me z. Pangallos për çamët: më ka dhënë fjalë të jap urdhrë në Janinë, se edhe vetë e njohu që faji u bë në fillim duke pandehurë turq çamët. Më premtoj që sjelljet e autoriteteve helenike do të ndreqenë. (Po aty, f. 317- 318).

Po kush është Teodoros Pangallos? Në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar”, jepen këto të dhëna për të: “Personalitet politik dhe ushtarak i shtetit grek. Lindi në Salaminë (Greqi), në një familje arvanitase. Kreu shkollën e oficerëve dhe vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake në Paris(1914).

Me 1918 u gradua gjeneral. Ka qenë komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë greke, Ministër i Mbrojtjes (1922) dhe President i Greqisë (1926-1930). Ndoqi politikën e fqinjësisë së mirë ndaj Shqipërisë. Gjatë qeverisjes së tij u shpreh kundër shpërnguljes së shqiptarëve nga Çamëria dhe e konsideroi trajtimin e tyre në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar si faktor të rëndësishëm të marrëdhënieve normale ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Ka pohuar me krenari në raste të ndryshme origjinën e tij shqiptare dhe ka vlerësuar meritat e arvanitasve në historinë e Greqisë”. (“Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, Tiranë 2009, f. 1924- 1925).

 Deklaratat e Pangallosit

Së pari, përmirësimi rrënjësor i marrëdhënieve me Shqipërinë fqinje, duke hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj saj. Ai e sheh Shqipërinë si një vend mik dhe i duhen lënë së kaluarës mosmarrëveshjet. “Sa për Shqipërinë”, – deklaron ai, – “me të cilën veçanërisht na bashkojnë lidhje origjine, gjaku, luftërash të përbashkëta, marrëdhëniet tona gjenden në pozitë shumë të kënaqshme dhe për dita po zhvillohen më mirë… . Kujdesi im ka qenë, që kurse mora në dorë fuqinë, të bëj sa më tepër të ngushta lidhjet që na bashkojnë dhe për këtë qëllim nuk kurseva asgjë. Është e vërtetë nga ana tjetër, dhe kudo ngjan, që midis shteteve kufitare të mos kënaqen plotësisht pretendimet e të dy palëve, kështu që një pjesë e popullit të shtetit tjetër të mbetet brenda kufijve të tjetrit dhe anasjelltas, duke u konsideruar si minoritet. Por kjo nuk duhet të formojë ndarje dhe nuk duhet të bëhet shkak për grindje midis dy popujve vëllezër, por përkundrazi të bëhet ura e bashkimit midis tyre”.

Njohja e minoritetit shqiptar të Çamërisë 

Pangallos deklaron: “Kemi në Epir, disa mijë çamër, të cilët i njohmë tani si minoritet shqiptar në shtetin tonë. Në qoftë se në kohën e shkuar u bënë disa të papëlqyera mi kurris të tyre nga an’ e organëve të shtetit, kjo nukë formon direktiv politik të qeverisë greke karshi atyre. Përkundrazi, qeveria inspirohet nga dispozita më të mira karshi atyre dhe ka vendosur të ndëshkojë pa mëshirë çdo veprim të keq mi kurris të minoritetit nga an’ e disa kokëndezurve të papërgjegjshëm dhe do të zbatojë plotësisht të gjitha obligimet që ka marrë përsipër në favor të minoriteteve në Maqedhoni dhe Epir, obligata që rjedhin prej traktateve ndërkombëtare”.

Etiketa: EpiriGazeta e KorcesLidhja e KombeveMid'hat FrashëriShqiperia e JugutTeodoros Pangallos

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Përfshihet nga flakët Pallati i Kulturës ‘Dhimitër Orgocka’ në Maliq

Përfshihet nga flakët Pallati i Kulturës ‘Dhimitër Orgocka’ në Maliq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com