Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ylli Manjani i përgjigjet Donald Lu: Qeveria është korruptuesja më e madhe!

Nga Klodiana 0

Nga Ylli Manjani

Jo, jo! S’mund të jetë ashtu!

Zoti Donald Lu ka deklaruar beftas dje, ndër të tjera se:
“…Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë i ka penguar korrupsioni (domethënë jo reforma). Vettingu po i zhbllokon ato…”

Duke shprehur konsideratë tepër të lartë për për ambasadorin e SHBA në Tiranë, nuk mund të jem dakord me këtë deklarim.

Së pari, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në vite ka arritur të garantojë kufizimin e qeverive, sa herë ato kanë tentuar të tejkalojnë mandatin kushtetues.

Është fakt që qeveritë nuk kanë “shkuar mirë” me këtë Gjykatë. Ndaj mund të themi se kjo Gjykatë e ka kryer mirë misionin e saj.

Ky mision nuk mund të kryhej dot, nëse do ishte e korruptuar, sepse qeveria është korruptuesja më e madhe!

Ky mision u krye me guxim, profesionalizëm dhe me përbërje të besueshme të trupës gjyqësore.

Aktualisht, shteti shqiptar nuk mund të nënshkruajë asnjë marrëveshje me askënd, sepse nuk ka një bend, ku të vlerësohet kushtetutshmëria e marrëveshjeve.

Ndaj qeveria e sotme “nxiton” të lidhë marrëveshjen e detit me Greqinë, tani që s’ka Gjykatë! Ajo ndjehet mbi Kushtetutën!

Normal, sepse nuk ka kush ta kufizojë!

Se dyti, Gjykata Kushtetuese është gjykatë e të drejtave të njeriut. Ajo garanton liritë dhe të drejtat e çdo individi. Kur mungon gjykata, qeveria ndjehet “legjitime” të rrëmbejë çdo të drejtë e liri të individit.

Qeveria e sotme po e bën këtë gjë.

Ndaj asnjë arsye nuk mund të “legjitimojë” lënien e vendit pa Gjykatë Kushtetuese! Asnjë!

Pa këtë gjykatë shqiptarët nuk mund të shkojnë dot as në Strasburg.

Së treti, Gjykata Kushtetuese, megjithë mangësitë e saj ka qenë me e besueshmja. Ishte e tillë, sepse kufizoi qeveritë, krijoi praktikë të mirë kushtetuese dhe gjykatësit u emëruan sipas parimit të balancës.

Pra, nuk mbështetet fare teza që kjo Gjykatë u pengua nga korrupsioni!

Sa për Gjykatën e Lartë, ashtu është kishte dhe ka një përceptim të lartë si e “korruptuar”.

E vërteta është se asnjëherë nuk u bë një reformë reale në funksionimin e saj. Për pasojë gjykatësit atje u ndjenë “mbi çdo ligj”.

Çështja është se vetting-u ka rritur numrin e çështjeve që presin të gjykohen.

Kjo do të thotë se: do rritet çmimi i korrupsionit!

Pra, jo vetëm që korrupsioni nuk u shua, por u shtua dhe me çmim më të lartë!!!

Kështu që vetting-u, që gjithnjë e më shumë po bëhet selektiv dhe i pabesueshëm, nuk po e ndëshkon korrupsionin!

Përkundrazi, përveç korrupsionit tashmë drejtësia drejtohet nga qeveria!!! As që bëhet fjalë për pavarësi politike!

Askush nuk guxon të gjykojë qeverinë, qeveritarët dhe të lidhurit me ta!

Ambasadori mund ta dëshmojë vetë këtë gjë…

Ky është realiteti që po jetojnë shqiptarët, pavarësisht ç’thonë ambasadorët!

Ndaj s’kam sesi të jem dakord me këtë realitet e as me deklarimet që e mbështesin atë…

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej