Ka than' i moçmi: 

 "Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

                                                                                        -Filip Shiroka

Vuçiç-Rama: Zhvillimi i marrëdhënieve kontribuon në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Nga Rexhina Biba 0

Qeveria serbe ka zbardhur takimin midis kryeministri Aleksandër Vuçiç dhe homologut të tij shqiptar Edi Rama, duke theksuar se dy kryeministrat kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik, krizën e emigrantëve dhe marrëdhëniet rajonale.

Gjatë bisedës, Vuçiç ka theksuar se Serbia është e angazhuar në mënyrë të përhershme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë si një partner i rëndësishëm në rajon, ndërsa ka shprehur besimin se zhvillimi i marrëdhënieve midis dy vendeve kontribuon në stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor, e cila është në interes të përbashkët.

Gjatë takimit, Vuçiç sipas deklaratës së qeverisë serbe, ka theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik, duke theksuar se ekziston potenciali në fushën e tregtisë, energjisë, infrastrukturës dhe bujqësisë.

 

 

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej