Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Vdekja e policit, përplasi patrullën, djali i ish-deputetit të PS. Ja ngjarja…

Nga Skenderi 0

Makina që duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në Kamzë, aksidentoi furgonin e patrullës së Policisë duke shkaktuar vdekjen e një oficeri, drejtohej nga djali i një ish-deputeti socialist.

Policia tha mbrëmë se është shoqëruar drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin, shtetasi Arnold Kola, 22 vjeç, i cili po ashtu është i plagosur. Ai është djali i Ndue Kolës, ish-deputet në Shkodër në vitin 2009. Ndaj tij pritet të merret vendimi për arrestim gjatë orëve në vijim.

Burimet thanë se është dëmtuar edhe një makinë tjetër në këtë aksident, por pa probleme në njerëz, duke qenë se ishte e parkuar.

Si ndodhi ngjarja:

Furgoni me targë Policia 2146, i Komisariatit nr.5, po bënte patrullimin e fundit mbrëmjen e djeshme në Kamzë, para se tre efektivët që ndodheshin brenda tij të ndërronin turnin, për t’ua lënë mjetin kolegëve. Teksa lëvizte ngadalë, duke patrulluar zonën përpara gjimnazit “Ibrahim Rugova”, në rrugën kryesore të Kamzës, një makinë tip “Lexus”, me shpejtësi që dyshohet të ketë qenë mbi 150 kilometra në orë, ka përplasur nga pas furgonin e Policisë.

Në asfalt janë fiksuar disa gjurmë frenimi, por sipas Policisë, për shkak të shpejtësisë tepër të lartë të makinës që shkaktoi aksidentin, drejtuesi 22 vjeçar, Arnold Kola, nuk ka arritur të frenojë plotësisht, duke goditur efektivët që ishin në detyrë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e

Komisariatit nr.5, të Policisë Rrugore dhe një autoambulancë që ka nisur efektivët e plagosur drejt Spitalit të Traumës. Ekspertë të Policisë Rrugore që kanë bërë matjet në vendin e aksidentit, thanë se edhe në momentin e përplasjes shpejtësia e makinës që drejtonte 22 vjeçari ka qenë shumë e madhe. Sipas tyre, kjo tregon se ai ka frenuar në momentin e fundit, nisur edhe nga gjurmët që kanë lënë gomat në asfalt.

Për pasojë furgoni i Policisë është rrotulluar disa herë në rrugë, duke u përplasur pas një mjeti tip “BMW”, me targë AA 231 KU, që ndodhej I parkuar. Ndërsa makina që ka shkaktuar aksidentin është kthyer përmbys në mes të rrugës.

/Tema/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej