Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Të shket pena si gjalpi në bukën e ngrohtë Kel Demi!

Nga Media 0

Nga Valbona Sulçe

Të shket pena si gjalpi në bukën e ngrohtë Kel Demi, po ngrin si thikë kur gdhend karakteret. Çamëria të rrjedh në vena po prej këtij libri do ta njohin të gjithë më mirë vendlindjen tënde të dashur. Nuk do t’i harrojnë kollaj nënë Zisen, Avdylin, Abedinin, Hënën, Nurien, Ferikun, Sofien, Servetin, Resmiun, Muharrem Merine, Papuin e Mullain, Agathinë që s’mësoi kurrë shqip po e deshi shqiptarin, të gjithë këta shpirtra që popullojnë atë vend të bekuar me emrin Gurët e Vetmisë.

Se ti i ke veshur me fjalët që u rrinë puthitur pas trupit si petkat e të kremtes… Që tregojnë herë me lot e herë me të gajasur historinë e një populli martir, që do të rrojë mbi atë faqe të dheut që ia bëri zoti rrisk e nuk do të shkulet nga rrënjët se ishte rracë mbreti ilir.

Ka shumë histori dashurish në këtë libër, si në jetë, ndoshta për të kompensuar atë historinë e kobit dhe të mortit që shpërfaqet kudo si hije e zezë. Orëprera që përgjon gëzimet e një populli që do të rrojë në tokë të vet.

Përrallat, magjitë, zanat pleksen e bëhen bashkë me njerëzit që çojnë jetën me hallet e lindjes, jetesës, pasurisë, vdekjes. Larg legjendave, të bëhet se je ulur në sofër e po dëgjon rrëfenjat e Fuat Suljotit për Barin dhe automobilin e tij….nuk ka asgjë heroike në këtë libër veç njerëz të zakonshëm që pinë raki, hanë ullinj e hudhra të njoma, bien në dashuri, bëjne qahi, zilepsen, bëjnë dashuri, shkojne në kuplara, llafosen me shpirtrat, bëjnë tregeti, zihen e pajtohen, këndojnë e nemin me mall të shpirtit…

Guri do të rritet e do të bëhet i madh për t’u kthyer në shtëpinë e t’et, veç mbani mend, ju duhet pak gaz nëpër të që të byrni tmerrin e fundit….ke rrefyer një gjëmë pa bërë vajtojcen, dhe kjo nuk është e lehtë, do të thotë që ke stil, ndërsa ju të tjerët përgatituni të kaloni një grusht ndjesish ndërsa lexoni.
“Dru këmbët Avdul, dru……#rekomanduar #letersianabenmire#guretevetmise

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej