Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Skëndërbeu i vetmi hero kombëtar i Shqipërisë, një histori e njëjtë me Anglinë dhe Uellsin

Nga Media 0

Nga Reginald Hibbert
Skëndërbeu është i vetmi hero kombëtar i Shqipërisë, Për ta kuptuar se çfarë do të thotë kjo për një shqiptar, duhet mbajtur parasysh se i vetmi hero në historinë e Anglisë ka qenë Henriku V, bëmat e të cilit vijnë para atyre të Skënderbeut vetëm rreth njëzet e pesë vjet.
Ky krahasim është ndoshta i mjaftë për të treguar përse shqiptarët, ndryshe nga fqinjët e tyre, nuk arritën të krijonin një shtet. Sikur historia e Anglisë të kish nisur e të kish mbarur me Henrikun V dhe asnjë kometë tjetër e krahasueshme të mos kishte kaluar përmes kupolës së qiellit anglez as më parë e as më pas, nuk do të kishim pasur shumë shanse për të mbijetuar si shtete as Anglia e as Britania.
Një krahasim tjetër domethënës mund të bëhet me historinë e Uellsit. Edhe ata janë një popull rrënjës. Edhe atyre u duhet të kthehen e të shohin prapa në fillimet e shekullit të pesëmbëdhjetë për heroin e fundit kombëtar, Owain Glyndwr. Më pas edhe ata bënë pjesë në një mbretëri më të gjerë e sipas rastit edhe perandori, duke shërbyer në ushtrinë dhe administratën e tyre, duke dhënë herë pas here njerëz si Henry Tudor ose Lloyd Xhorxhi për t’u vënë në shërbim të tyre e made deri edhe mbajtës të kurorës, por gjithmonë mbetën për vete në një gjendje të turbullt, duke ruajtur vetëdijen kombëtare në gjuhën e tyre, në këngët epike, në vargjet, në poemat e folkorit të tyre, si dhe në mënyrën baritone të jetës nëpër kodrina.
*Fragment nga libri “Fitorja e hidhur-Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë”
 
I vetmi libër i botuar pas ngjarjeve të dhjetorit 1990, që e rishikon historinë e afërt të Shqipërisë në dritën e këtyre ngjarjeve.
Autori: Oficer i Shërbimit të fshehtë informativ anglez gjatë Luftës së II Botërore, u hodh me parashutë në Shqipëri në dhjetor të 1942, doli në pensioni më 1982 si ambasador i Britanisë së Madhe në Francë, vizitoi Shqipërinë në Gusht të 1992. Mbi bazën e dokumenteve të arkivave ushtarake e të jashtme të Anglisë dhe të ditareve e të përvojës së autorit në Shqipërinë e kohës së luftës, jep përgjigjje të reja për pyetje të vjetra.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej