Ka than' i moçmi: 

"Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë."

 
                                                                                        -Gjergj Fishta

Shqipëria s’mund të jetë Afrikë, ku fëmijët vdesin se në spital nuk ka inkubatorë

Nga Media 0

Nga Klodian Tomorri

Ka një denoncim publik shumë të rëndë nga deputeti demokrat Bardh Spahia, për gjendjen në maternitetin Koço Gliozheni. Sipas tij, vetëm në 10 ditët e fundit, në këtë maternitet kanë vdekur 10 foshnja të sapolindura për shkak të mungesës së inkubatorëve.

Nëse është e vërtetë (deri më tani Ministria e Shëndetësisë apo vetë Materniteti nuk e ka përgënjeshtruar), atëherë ky është një nga lajmet më të tmerrshme në Shqipërinë e viteve të fundit.

Vdekshmëria foshnjore është një nga treguesit më kritik në Indeksin e Zhvillimit Human. Për fatin tonë të mirë, falë avancimit të shkencës, investimeve në shëndetësi, dhe rritjes së mbulimit me kujdes shëndetësor për popullatën, ky është një tregues ku ne kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm në tre dekadat e fundit.

Sipas Bankës Botërore, krahasuar me vitin 1990 vdekshmëria foshnjore në Shqipëri është ulur me 3 herë, nga 36 për 1000 që ishte atëherë në 12 për 1000 vitin e kaluar. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme në një kohë shumë të shkurtër. Në letër mund të duken thjesht numra, por në realitet janë 840 jetë të shpëtuara për çdo vit. Përmbysja e këtij trendi do të ishte tragjedi kombëtare.

Është në natyrën e njeriut, që gjërat e fituara me mund t’i marrë si të mirëqëna. Por historia ka treguar se progresi edhe atëherë kur arrihet me shumë vështirësi dhe sakrifica mund të zhbëhet shumë shpejt. Shqipëria nuk mund ta lejojë këtë.

I takon Ministrisë së Shëndetësisë të sqarojë publikun. Nëse ky denoncim është i vërtetë, atëherë dikush duhet të mbajë përgjegjësi, deri edhe penale. Këto janë vrasje. Për shkak të neglizhencës, korrupsionit apo paaftësisë, kjo nuk ka pikë rëndësie.

Shqipëria nuk mund të jetë Afrikë, ku fëmijët vdesin se në spital nuk ka inkubatorë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej