Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Sherr në Kuvend/ Dogjani përplaset me Ministrin Beqaj, ndërhyn garda

Nga Skenderi 0

Seanca e somte parlamentare është shoqëruar me debate të shumta mes deputetit demokrat Asllan Dogjani dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Shkak janë bërë pretendimet e deputetit të PD-së Dogjani për rastin e një fëmije të sëmurë që sipas tij sorollatet në spital, ndërsa rrezikon jetën. Por ministri Beqaj tha se është takuar me nënë e fëmijës dhe po bëhet gjithçka për këtë rast.

Më tej Dogjani ka folur edhe për rastin e publikuar mbrëmë në emisionin investigativ Stop ku një infermier akuzonte Ministrin beqaj për gjëndjen e autoambulancave të urgjencës.

Ndërsa ministri fliste nga vendi, Dogjani i është afruar me tone të larta dhe nuk kanë munguar shprehjet “rrugaç” e “budall” ndërsa është dashur ndërhyrja e gardës për të shmangur një përplsje fizike mes tyre.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej