Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Serbia letër Interpol-it: Shqipëria po na cënon sovranitetin

Nga Ejona 0

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç i ka dërguar sot letër Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit lidhur me kërkesën për rishqyrtimin dhe rivlerësimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar të Ramush Haradinaj nga  homologu i tij në Shqipëri, Saimir Tahiri

Në letrën e zbardhur nga “Kurir” Stefanoviç shkruan se kërkesa e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë është një ndërhyrje e rëndë dhe e papranueshme për sovranitetin serb.

Më tej Stefanoviç i kërkon Interpolit të rruajë fokusin ligjor dhe të shmangë çështje me konotacion politik.

Ministri Tahiri më herët i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të INTERPOLI-it, Jurgen Stock ku shprehet se ky urdhër arrest cënon parimet themelore të drejtësisë penale si dhe të drejtat e njeriut.

Nga ana tjetër, Prokuroria për Krimet e Luftës në Serbi deklaroi se nuk do të heqë dorë nga çështja kundër Ramush Haradinajt. Sipas kësaj prokurorie, Haradinaj ka rrëmbyer, torturuar dhe masakruar civilë serbë në vitet ’98-’99 i dhe akuzohet për 63 vrasje.

Sot gjykata franceze ka liruar me kusht ish-kryeministrin kosovar dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Sipas vendimit të gjykatës, Haradinaj duhet të paraqitet dy herë në javë tek autoritetet dhe të qëndrojë në territorin francez deri në vendimin përfundimtar.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej