Ka than' i moçmi: 

 "Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

                                                                                        -Filip Shiroka

Rama në Opinion: Mediat janë kazanë

Nga Rexhina Biba 0

Kryeministri Edi Rama e quajti mizerabël kulturën që sipas tij e kanë ndërtuar mediat dhe Partia Demokratike.
Kreu i shtetit i pyetur emisionin “Opinion” në lidhje me debatin dhe informacionet që kanë dalë në shtyp ditët e fundit për importin e mbetjeve, u përgjigj duke krahasuar median me kazanët e plehrave.
Fevziu: A po ndërtohet sot në një qendër për djegien e plehrave?
Rama: Po, në Elbasan. Në Elbasan, ne trashëguam një situatë dhe në Elbasan, unë bëra një zotim sepse në Elbasan sa fillonte muzgu, fillonte djegia e malit të plehrave në mes të qytetit. Ne e hoqëm atë mal dhe e kemi gjelbëruar. Dhamë leje për fushën e re të mbetjeve.
Fevziu: Ka pjesëtarë të qeverisë që janë të përfshirë?
Rama: Po është vëllai im. Po ç’i ke këto…
Fevziu: Kanë dalë në shtyp?
Rama: Po patën dalë në shtyp, kanë dalë në kazan. Ju keni shtatë ditë që i bini fyellit në një vend dhe nuk doni ta ndani që këto janë lëndë dytësore.
https://youtu.be/4nltr7p5Mlw?t=1
/opinio.al/
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej