Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Protesta/ Ministri i Brendshëm: Pengim i policisë për të luftuar krimin

Nga Klodiana 0

Pas sulmit me bojë që iu bë deputetit të ri të LSI-së, Ralf Gjonit dhe protestës së opozitës ditën e sotme, ka reaguar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj shkruan se sjellja e opozitës është “Pengim i policisë për të luftuar krimin”.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkruan në Twitter:

Protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, sjellin vetëm një rezultat. Ato pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit.

Ftoj qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale.

Mirënjohje për dinjitetin dhe përkushtimin e punonjësve të PSH

Protesta e sotme është në vazhdën e protestave që opozita ka deklaruar se do të organizojë deri në rrëzimin e qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie teknike si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej