Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Pas akuzave të Bashës ndaj Ballës, kapet “Toyota” në Portin e Durrësit! Ja sa milionë euro u gjetën

Nga Klodiana 0

Kapet në Portin e Durrësit një mjet tip “Toyota Yaris” pa targa, brenda të cilit ishin fshehur 1.5 milionë euro, prerje 100-she.

Kujtojmë që kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi  tre ditë më parë Tauant Ballën gjatë seancës së Kuvendit se do t’i mbërrinin miliona euro në një “Toyota Yaris”, si para droge të trafikuara prej tij.

Balla, ishte duke qeshur, teksa Basha fliste për negociatat, ndërsa përgjigja e Bashës ka qenë: “Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri.

Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyota Yaris”-in, por t’u zbulua “Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita.”

Burimet bëjnë me dije se mjeti së bashku me 1.5 milionë euro është gjetur sot gjatë një kontrolli në Portin e Durrësit. Po sipas këtyre burimeve thuhet që mjeti ka ardhur nga Belgjika drejt Portit të Durrësit. Nuk ka ende asnjë të dhënë se kujt do t’i dorëzohej ky mjet, i cili kishte të fshehura brenda 1.5 milionë euro, ndërkohë Fax News ka zbardhur dhe targën e Bizarkës që kreu transportin e mjetit të bllokuar me sasinë e parave, e cila është  AA120 SP AFR 559.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej