Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Panik në Mançester, alarm për bombë në “Old Traford”

Nga 27-shi 0

Shtyhet ndeshja Mançester Junaited – Burnemath, ndërkohë që policia ka konfirmuar që ka kryer një shpërthim të kontrolluar

Alarm për bombë në stadiumin e Mançesterit, “Old Traford”, që është evakuuar nga policia në prag të ndeshjes Mançester Junaited – Burnemath. Pas kërkimeve policia gjeti një celular të lidhur me një tub gazi në një banjo në zonën “North West Quadrant” të impiantit dhe ndeshja u shty për arsye sigurie. Fillimisht u mendua që takimi të shtyhej për 40 minuta, por më pas u vendos që të luhet në një datë tjetër. Më pas, policia e Mançesterit ka konfirmuar në Twitter: “Në ambjentet e brendëshme të “Old Traford” është kryer një shpërthim i kontrolluar nga ekspertët”. Ndërkohë që Junaited e ka humbur mundësinë për të marrë pjesë në Champions sezonin e ardhshëm, pasi qytetin do ta përfaqësojë Siti, që barazoi 1-1 në Uells ndaj Suonsi Sitit. E vetmja mundësi që skuadra e Van Gal të zbresë një pozicion më poshtë skuadrën tjetër të Mançesterit është të shënojë 19 gola në ndeshjen e prapambetur.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej