Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Luftë drogës apo luftë të varfërve?!

Nga 27.al 0

Nga Majlinda Bregu

Unë besoj se droga shkatërron shumë jetë, por qeveritë e këqija shkatërrojnë më shumë.

Shihni sot. Luftë i është shpallur jo mbjelljes së drogës, por përdoruesve të drogës dhe punëtorëve të drogës. Në burg shkojnë, ata të cilët e përdorin dhe që do ta gjejnë përherë se ku ta marrin edhe sikur çdo bar apo shkollë të ketë nga një polic për tavolinë a bankë. Në burg shkojnë si “grup i organizuar kriminal” ata që kanë vetëm një faj, bëjnë çmos të jetojnë!

Ai agai i arës me drogë që i ka marrë në punë nuk ka asnjë përgjegjësi. Madje, ju ka bërë nder; I ka marrë në punë! Një punë që nis me “kismet” e mbaron me “bereqardives”!

Besmiri, jetim dhe të gjithe hallexhinjtë e tjerë punëtorë kanabisi, të cilët kane dalë dje në gjykatë në Kruje si “grup i strukturuar kriminal”, thonë më shumë se sa raportet me shifra të Guardia di Finanza apo Departamentit Amerikan të Shtetit. Aty ka shifra për ne që kemi kohë të lexojmë nga shtëpia ose zyra. Lufta me shifra, ton e qindra km2, e bën më të pandjeshëm problemin e frikshëm të pasojave të drogës.

Është si të mësohesh me të keqen përditë e ta shohësh thjesht si krim i nxitur nga qeveria e keqe.

Besmiri e të tjeret si ai nuk besoj se nuk dinë se është e paligjshme ajo që bëjnë. Thjesht urojnë të mos burgosen se duan të jetojnë.

Asnjë nga ne që merremi me politikë përfshirë, as mjekë, as gjyqtarë, prokurorë, avokatë, gazetarë dimë: Sa punëtorë punojnë për të mbjelle 1,3 ton drogë në një fshat në Krujë?

Sa prej tyre janë fëmijë? Sa paguhen në ditë dhe sa është fitimi kriminal që mbjell pasiguri, dhunë, krim e pastabilitet? Sa janë dënuar këtë vit si Besmiri në Krujë? Sa janë në burg si përdorues droge? Po si shpërndarës e trafikantë?

Si komb me mendje të orientuar nga lufta e mbijetesa, sa herë një qeveri i shpall luftë papunësisë, varfërisë, korrupsionit, drogës, e përfshijmë të gjithë veten të flasim e dëgjojmë për luftën. Por, veç varfërisë ku nuk ke armik të identifikuar përballë, gjithë këto luftërat e tjera e kanë një.

Problemi është, kur armikun ta cakton qeveria!

Si në rastin e lulëzimit të kanabisit.

Nxit krimin e mbjelljes, por kush është armiku e vendos gjatë korrjes!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej