Libri francez i 1804: Veshja e grave shqiptare në Athinë dhe kërcimi në dasma

Duhet të lëçisni

Florian Marku bën krenar shqiptarët, mposht Maxim Prodan dhe i rrëmben titullin (Film)

Florian Marku ka mbajtur premtimin duke mposhtur të pamposhturi Maxim Prodan në Tottenham. https://youtu.be/ZlIMlJ1hhGE

Elon Musk dhe Grimes i japin fund lidhjes 3 vjeçare

Elon Musk dhe partnerja e tij Grimes janë ndarë pas 3 vitesh së bashku. Themeluesi i SpaceX konfirmoi se ai dhe këngëtarja kanadeze janë “gjysmë...

“Nuk na vendos dot në rresht”, Berisha dhe militanti demokrat mesazh Yuri Kim

“Do doja t’i kujtoja cilitdo që më 6 maj 1919, kur pjesa tjetër e botës donte që Shqipëria të zhdukej, Shtetet e Bashkuara, Presidenti...

Evi Kokalari shfaqet krah Berishës: Bashës I ka ngelur në dorë vetëm logo dhe vula, tjerët janë këtu me ne

Evi Kokalari Kjo është arsyeja përse jam këtu. Po përpiqem të fus idetë e partisë Republikane në SHBA tek partia Demokratike shqiptare. E kam vënë...

Nga Aurenc Bebja

Në librin “Recherches sur les costumes, les mœurs, les usages religieux, civils et militaires des anciens peuples. – Hulumtime mbi kostumet, zakonet, ushtrimet fetare, civile dhe ushtarake të popujve të lashtë.”, të Joseph Malliot (1735 – 1811), botuar në Paris në vitin 1804, nga shtëpia botuese P.Didot, gjejmë një shkrim që trajton veshjen e grave shqiptare dhe mënyrën e tyre të kërcimit në dasmë.

Në fakt, autori francez, në veprën e tij, duke folur për “shqiptarët e lashtë, popull Ilir, të cilët nxitohen të largojnë trupat e atyre që vdesin me të gjitha objektet që u përkasin”, citon bashkëkombasin e tij, njohës i çështjes shqiptare, Julien-David Le Roy (1724 – 1803).

Në vijim, do të gjeni përshkrimin e Le Roy për gratë shqiptare, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Veshja e ceremonisë së shqiptarëve – thotë Le Roy, duke folur për ato të sotmet , në veprën e tij mbi rrënojat e Greqisë – më dukej shumë e lashtë; ajo ngjan me atë të heronjve të Greqisë, që na kujton medaljet dhe statujat.

Mënyra e përgatitjes së grave të tyre është e veçantë; duket se i përket kohëve të hershme, ku përdorimi i stolive nuk njihej ende.

Gratë e pasura nuk patën menduar asgjë më të mirë për të treguar pasurinë e tyre, sesa të vinin monedha prej ari ose argjendi në qafë ; dhe kam parë në Athinë disa gra shqiptare, të cilat kishin një sasi kaq të madhe piastrash mbi stomak, sa që gratë tona do të konsideronin mbajtjen e këtyre stolive si një punë të rëndë.

Gratë shqiptare i bëjnë flokët gërsheta dhe i hedhin nga mbrapa; ata mbulojnë pjesën e bishtit që është pranë kokës me monedha shumë të mëdha dhe pjesën tjetër me monedha më të vogla deri në majat e flokëve.

Siç mund ta imagjinojmë, ato nuk duhet të jenë shumë të lehta me këto zbukurime.

Kështu, unë vëzhgova se burrat lëviznin shumë kur kërcenin vetëm; ndërsa vallet ku kërcejnë gratë realizohen me më shumë rëndësi.

Në këto valle, burrat renditen në rresht dhe mbahen dorë për dore, ndërsa gratë të gjitha së bashku gjenden në mesin e grupit.

Ata kërcejnë duke kënduar disa melodi me ritme të ngadalta dhe vetëm prindërit mund t’i mbajnë për dore gratë (vajzat).

/Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”/

 

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Florian Marku bën krenar shqiptarët, mposht Maxim Prodan dhe i rrëmben titullin (Film)

Florian Marku ka mbajtur premtimin duke mposhtur të pamposhturi Maxim Prodan në Tottenham. https://youtu.be/ZlIMlJ1hhGE

Elon Musk dhe Grimes i japin fund lidhjes 3 vjeçare

Elon Musk dhe partnerja e tij Grimes janë ndarë pas 3 vitesh së bashku. Themeluesi i SpaceX konfirmoi se ai dhe këngëtarja kanadeze janë “gjysmë...

“Nuk na vendos dot në rresht”, Berisha dhe militanti demokrat mesazh Yuri Kim

“Do doja t’i kujtoja cilitdo që më 6 maj 1919, kur pjesa tjetër e botës donte që Shqipëria të zhdukej, Shtetet e Bashkuara, Presidenti...

Evi Kokalari shfaqet krah Berishës: Bashës I ka ngelur në dorë vetëm logo dhe vula, tjerët janë këtu me ne

Evi Kokalari Kjo është arsyeja përse jam këtu. Po përpiqem të fus idetë e partisë Republikane në SHBA tek partia Demokratike shqiptare. E kam vënë...

Tjetër goditje për kriptomonedhat, Kina i shpall plotësisht të paligjshme

Agjencitë qeveritare kineze përfshirë rregullatorin e letrave me vlerë të vendit dhe Bankën Popullore të Kinës (PBOC) thanë në një deklaratë të Premten se...