Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

LIBRA, “partia” që i flet varfërisë nga hotel PLAZA-zemra luksoze e Tiranës

Nga Skenderi 0

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi nuk fshihen më! Shumë para, asnjë spjegim. Një seri aktivitetesh mes luksit. Ja “partia” që i flet varferisë dhe të varfërve nga hotel PLAZA-zemra luksoze e Tiranës

Shumë para! Asnjë spjegim.

Ajo që Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi e quajnë parti, ka nisur një seri aktivitetesh në qendra luksi qe te habisin.
Jo per masivitet, per ate as qe mund te flitet, por për shpenzimet.

Njerëz të ardhur nga gjithë Shqipëria, me 29 dhjetor u mblodhën në një aktivitet të Benit dhe Mozës në Tiranë. Në zemrën e re të pasur e luksoze të kryeqytetit, Hotel Plaza.

Luksi është i dukshem në të gjithë ambjentet që Plaza ofron për aktivitete nga më të ndryshmet.

Të padukshme janë paratë e Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit, bujtësit e rinjë e thuajse të perhershem në këtë hotel.

Një javë më parë aty ishte mbledhur partia e grekëve homogjene, PBDNJ e Vangjel Dules, por për ta nuk ka dyshim kush se nga burojnë paratë.

Retorika thellësisht populiste e Ben Blushit e Mimoza Hafizit, veçanërisht kur mbushet me të varfër e varfëri, thuajse të bind se ata janë dy njerëz të zakonshëm, pa para, prona e pasuri.

Por shpenzimet për të mbijetuar në politikë e rrëzojne menjëherë këtë retorikë, por edhe perceptimin që ata janë munduar ti ushqejnë të varfërve.

Shihni fotot, gjithçka është e qartë.

Kur vendi po shkon pa kthim drejt një viti që do të shënojnë shumë në aspektin e dekriminalizimit të shoqërisë, politikës, drejtësisë, ekonomisë, medias, beteja për transparencë mbi shpenzimet e gjithkujt, përfshirë politikanët dhe organizatat e tyre, do të jetë prioritare.

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi nuk fshihen më. Luksi i identifikon.

/skandal.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej