Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kapen 700 kg marijuanë nga Shqipëria në Bari të Italisë, arrestohet trafikanti italian (video)

Nga Ejona 0

Mëngjesin e sotëm mbi 700 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia italiane e provincës së Barit

Mësohet se lënda narkotike e sapozbarkuar nga një mjet lundrues që vinte nga Shqipëria u identifikua nga një helikopter i rojes bregdetare italiane.

Pas mbërritjes lënda është transportuar në një vilë në komunën Torre a Marre në provincën e Barit.

Forcat e rendit kanë ndjekur nga afër dhe në fshehtësi çdo lëvizje dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë bërë të mundur arrestimin e italianit Renato Colasuonno, 64 vjeç. Ky i fundit  është një trafikant i njohur droge, i dënuar më parë nga drejtësia italiane për vepra të ndryshme penale.

Në treg marijauna e sekuestruar do të kapte vlerën e 5 milionë eurove.

b b1 b2 b3 b4 b6

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej