Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

Itali, pranga shqiptarit që kultivonte plantacione me kanabis

Nga Skenderi 0

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Napoli, si pjesë e një grupi që kultivonte kanabis sativa.

Agjencia e lajmeve Ansa shkruan se bëhet fjalë për Sami Bodinin 52 vjeç, i cili së bashku me një shtetas nga Liberia dhe një nga Rumania ishin të punësuar nga shtetasi italian Peter Postiglione, për kultivimin e drogës në fermën e italianit.

Po ashtu në brendësi të një kasforte janë sekuestruar dhe 255 mijë euro cash. Gjatë kontrollit u zbuluan rreth 500 bimë kanabis që arrinin deri në katër metra lartësi, ndërsa bimë të tjera ishin lënë për tharje. Në total pasha  e bimëve arrinte në 6 ton.

Gjithashtu u sekuestruan dhe nëntë pushkë gjuetie si dhe fishekë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>