Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Ilir Meta në Athinë/ A është për të Çështja Çame spekulative?

Nga Media 1

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, e ka shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë lidhur me Çështjen Çame pas takimit me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias. I pyetur për Çështjen Çame ai tha:

Unë mendoj se është koha për të gjithë aktorët politikë, si në Greqi dhe Shqipëri, të përqëndrohen më shumë në të ardhmen tonë të përbashkët, për të diskutuar me qetësi dhe frymë pozitive të të gjitha problemeve që kemi trashëguar nga e kaluara.”

4

Ai ka shtuar më tej:

Mendoj se duhet të tregohemi të zgjuar dhe të qëndrojmë larg raporteve spekulative që kanë si synim të krijojnë keqkuptime. Nuk ka asgjë që nuk mund të diskutojmë si fqinjë të mirë.”

Nga ana tjetër ai pohoi se në Shqipëri nuk ka asnjë parti politike serioze me agjendë nacionaliste.

Të gjitha partitë shqiptare e respektojnë Greqinë dhe integritetin e saj territorial dhe sigurisht dhe qytetarët e saj si fqinj dhe partnerë socialë dhe ekonomikë”, tha Meta.

Meta është për një vizitë tre ditore në Greqi, pikërisht në kohën kur politika greke është trazuar nga deklarata e fortë e komisionerit Johanes Hahn, i cili kërkon nga qeveria greke dhe ajo shqiptare të zgjidhin dy çështje me rëndësi, siç është Çështja Çame dhe ajo e kufinjve detarë. Është e para herë që Brukseli i kërkon shtetit grek të zgjidhë Çështjen Çame.

2

I pyetur për çështjen e çamëve dhe faktin se Nikos Kotzias e ka përjashtuar atë nga temat për diskutim, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë tha sot në Athinë se: “problemet e së kaluarës nuk duhet të jenë një pengesë mes nesh”.

Ilir Meta shton:

Unë besoj, se me këmbëngulje dhe një frymë konstruktive mund të lëvizin më e mirë përpara për të zgjidhur të gjitha problemet e së kaluarës. Ajo që unë dua të theksoj, edhe një herë, është se qëllimi i vizitës sonë është që të nxisë më tej frymën pozitive të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, në mënyrë që të mos humbim kohë për t’u përballur me sfidat e dy vendeve tona dhe vendeve të rajonit, gjë që është vendimtare për prosperitetin tonë.”

1

Madje, Meta gjen pika të përbashkëta me ministrin Kotzias:

Unë plotësisht pajtohem me pikëpamjen e shprehur nga ministri i jashtëm Kotzias që duhet të mësojnë nga historia, mos të burgosemi prej saj.”

Komente (1)

  1. Po llafe te keqija thone se Iliri ka investime te fshehura ne Greqi .Thone se Vangjel Tavo eshte i autorizuar per investimet e Metes .
    Greket me siguri e dine kete.Atehere mendoni se Iliri do te harroje njollat e pasurise ?Po sikur t`ja kujtojne ?
    Nga ana tjeter Vangjeli vete ka pasuri te madhe ne Greqi ,ne Pire dhe Palio Faliro (dyqane)…jua ka kaluar vete deputeteve Greke,disa shtepi…nuk di me shume.Di se korrupsioni saboton edhe politiken e jashtme te nje shteti

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej