Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Hetohet, por nuk ndalohet: Kush fshihet pas 26-vjeçarit që kërkon milionat e Unazës së Re

Nga Media 0

Avdjol Dobi, vetëm 26 vjeç, rezulton të jetë përfaqësuesi ligjor i kompanisë “DH-Albania”, e cila ka rezultuar fituese e tenderit 18 milionë euro për ndërtimin e mbikalimit dhe nënkalimit tek ish-sheshi “Shqiponja”. Ai këtë javë do të pyetet në Prokurorinë e Tiranës, në kuadrin e hetimeve që janë hapur pas zbulimit të dokumenteve të falsifikuara të kompanisë në SHBA.

Vetë Dobi nuk ka asnjë fuqi financiare për të derdhur 1.8 milion euro si fond garancie në arkën e shtetit.
Por, shqiptarja.com vëren që edhe pse Avdjol Dobi është thirrur dy ditë më parë në ambjentet e Autoritetit Rrugor Shqiptar në Tiranë, ndaj tij çuditërisht nuk është marrë asnjë masë ndalimi për Dobin, i cili në çdo moment mund të ikë nga Shqipëria.

Dobit do t’i duhet të japë llogari për shumë pikëpyetje, ku më tepër prokurorët do kërkojnë të dinë nga ai se në çfarë rrethana e ka gjetur vërtetimin e lëshuar nga Departamenti i Shtetit të Delaware në SHBA.

Njëherësh, Prokuroria e Tiranës gjatë marrjes në pyetje të këtij personazhi, do konsistojë në zbulimin e origjinës të shumës prej 1.8 milion euro që kompania “DH-Albania” dhe “Biba X”, ka ngrirë si fund garancie, për ndërtimin e mbikalimit dhe nënkalimit.

Ndërkohë një burim pranë prokurorisë së Tiranës thanë se një grup oficerësh kanë shkuar në zyrat e kompanisë “DH-Albania” dhe “Biba X”,duke sekuestruar një sërë dokumentash dhe kompjuterat.

https://www.syri.net/politike/215993/hetohet-por-nuk-ndalohet-kush-fshihet-pas-26-vjecarit-qe-kerkon-milionat-e-unazes-se-re/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej