Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Gruevski: Maqedonasit nuk do votojnë kurrë për propozimin e shpalljes së gjuhës shqipe si zyrtare

Nga Rexhina Biba 0

Drejtuesi i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka sulmuar kundërshtarin e SDSM, Zoran Zaev, mbi deklaratën e tij për të konsideruar idenë e shpalljes së gjuhës shqipe si zyrtare në të gjithë Maqedoninë. Ndërkohë për ish-kryeministrin maqedonas, gjuha shqipe nuk do të jetë kurrë zyrtare.

“Deklarata e Zaev për modelin zvicerian në Maqedoni, ku gjuha shqipe do të bëhet zyrtare në të gjithë vendin, provon ato që kam deklaruar më herët. Qytetarët e Maqedonisë nuk do të votojnë kurrë për propozimin e Zaev që çon në ndarjen e vendit. Qytetarët e Maqedonisë do të votojnë për zhvillimin e vendit, një platformë që ofrohet vetëm nga VMRO-DPMNE dhe askush tjetër”, tha Gruevski përpara militantëve të tij.

Maqedonia do të zhvillojë zgjedhjet e parakoshme në fillim të muajt dhjetor dhe mesa duket Zoran Zaev me propozimin për gjuhën shqipe kërkon të tërheq sa më shumë votues shqiptarë, ndërsa nga ana tjetër Gruevski po tenton të rrisë nacionalizimin brenda vendit duke e kundërshtuar këtë ide.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>