Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Gjykata e Durrësit sekuestron pronën ku do të ndërtohej resorti i biznesmenit libanez

Nga Rexhina Biba 0

Prokuroria e Durrësit, sekuestron pronën 45.000 m2 të shtetasit Pal Selçuni, pas plagosjes së biznesmenit Fadi Mitri

Me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, gjykata ka vendosur sekuestro preventive për pasurinë nr. 152/9 dhe nr. 152/10, të cilën gjykata e Durrësit ia ka njohur shtetasit Pal Selçuni. Prokuroria e Durrësit ka krijuar dyshime se shtetasi Selçuni e ka fituar pronësinë në bazë të akteve të fallsifikuara.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, rezulton se, gjykata e rrethit gjyqësor Durrës, me vendimin nr. 457, dt. 25.03.2016, ka vendosur: “Detyrimin e Bashkisë Durrës të njohë paditësin Pal Selçuni, si pronar të sipërfaqes 42.000 m2, si pjesë të pasurisë nr. 152/9;  dhe të siperfaqes 3.000 m2, pasuria nr. 152/10. Një kopje e këtij vendimi, pasi të marrë formë të prerë, t’i dërgohet ZRPP Durrës, për të kryer veprimet përkatese…”.

Shtetasi Pal Selçuni ka kërkuar në gjykatën e Durrësit njohjen e pronësisë mbi këtë truall me parashkrim fitues. Në pretendimin e tij, Selçuni e ka bazuar kërkesën e tij në nenin 169 të Kodit Civil, ku parashikohet se “personi që ka poseduar qetësisht e pa ndërprerje, duke u sjellë sikur të ishte pronar për njëzetë vjet në një pronë të paluajtshme, bëhet pronar i saj”.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej