Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gjenden 650 kg drogë në bregun italian, vinte nga Shqipëria

Nga Skenderi 0

Rreth 650 kg marijuanë janë sekuestruar në brigjet e komunës së Monopolit në provincën e Barit, në zonën e njohur si plazhi i Santo Stefanos. Sipas Policisë Italiane dyshohet se droga vinte nga Shqipëria.

Lënda narkotike e ndarë në 137 pako ishte fshehur pas një muri rrethues të një vile e cila është e banuar vetëm gjatë muajve të verës. Droga e konfiskuar vlente  në treg rreth 3 milionë euro.

Policia italiane ka nisur hetimet mbi ngjarjen duke inspektuar imtësisht  zonën në bashkëpunim me kapitenerinë e portit të Barit.

Ka qënë një banor i zonës i cili ka gjetur drogën e fshehur duke lajmëruar menjëherë forcat italiane të rendit.

Pak metra më tutje në afërsi të plazhit është gjetur dhe një gomone e braktisur dhe dëmtuar.

scafo-monopoli-logo-626x420 unnamed-9

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej