Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

Federata, tjetër asist për Skënderbeun

Nga 27-shi 0

Institucioni që drejton futbollin deformon kalendarin dhe si askund tjetër, një skuadër luan gjashtë javët e para të kampionatit pa asnjë transfertë

Eshtë ndoshta edhe çështje fati, por çfarëdo që të ndodh në futbollin shqiptar, gjithmonë është i favorizuar vetëm Skënderbeu. Së fundi, kampionët e vendit morën një tjetër asist nga Federata Shqiptare e Futbollit, këtë rradhë për hir të ekipit Kombëtar. Për të ruajtur fushën e stadiumit “Loro Boriçi”, për ndeshjen që përfaqësuesja jonë do të luajë me Spanjën, takimi i javës së katër të kampionatit kombëtar, Vllaznia – Skënderbeu, programuar sipas kalendarit të luhej në Shkodër, do të zhvendoset në Korçë, duke u bërë ndërrimi me ndeshjen e fazës së dytë. Kjo është një formulë që ndodh vetëm në Shqipëri, pasi në asnjë vend tjetër nuk deformohet kalendari, për t’i dhënë shansin një skuadre që të risë avantazhin me ndjekset, ndërkohë që ndeshja mund të shtyhej, siç ndodh shpesh edhe në kampionate të tjera. Nuk ka se si të shkojë logjika se do t’i ketë transfertat fazën e dytë, pasi nëse siguron një lloj distance është edhe më e lehtë për ta menaxhuar, aq më shumë këtu tek ne, kur dihet se si funksionon. Kështu, në gjashtë javët e para, vetëm Skënderbeu nuk a pasur një transfertë të vërtetë, pasi edhe me Korabin në javën e dytë ka luajtur në fushë asnjëanëse, pikërisht në Tiranë, në “Selman Stërmasi”.

Gjashtë ndeshjet e para të Skënderbeut

Skënderbeu – Flamurtari

Korabi – Skënderbeu (Selman Stërmasi)

Skënderbeu – Laçi

Skënderbeu – Luftëtari

Skënderbeu – Vllaznia

Skënderbeu – Teuta

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>