Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Ervin Salianji: Shteti po fabrikon provat. Të premten do të flasë në Prokurori (film)

Nga Media 0

Deputeti demokrat Ervin Salinaji konfirmoi në studion e “Mbrëmje në ABC News” se i ka depozituar Prokurorisë materialin bruto të audio përgjimit për rastin “Babale”, por akuzon prokurorinë se ka çuar për akt-ekspertim atë material që është publikuar në media.

“Përgjigja është e plotë që ne i kemi depozituar Prokurorisë atë që na është kërkuar. Ne kemi depozituar materialin e plotë, materiali tjetër bruto është më i cunguar…”.

Salinaji sqaroi se në faqen 6 të Prokurorisë Geron Xhafaj thotë që i kam bllokuar thirrjet telefonike me Albert Veliun, por në faqen 15 del që i ka telefonuar më shumë se 30 herë me Albert Veliun.

Përsa i përket komunikimit mes tij dhe Jetmir Olldashit, Salianji thotë se ata kanë njohje të vjetër.

“Unë me Jetmir Olldashin kam njohje të vjetër, 256 herë në muaj janë pak komunikime. Do t’i japim garanci ligjore e publike për ta mbrojtur, sepse i gjithë shteti po turret te Olldashi për ta çuar në gjykatë”.

“Prokuroria ka fabrikuar prova dhe është përdorur si grup kriminal për të fabrikuar prova”. Këtë përgjigje dha Ervin përsa i përket audio përgjimit të publikuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan.

“Unë nuk e njoh, më ka ardhur si fytyrë në një audio të caktuar që nuk e kam marrë seriozisht, se nuk e mendoja kurrë që shteti do kalonte në fabrikimin e një prove”, theksoi ai.

I pyetur se kush e ka bërë përgjimin e  Alizotit, Salianji u përgjigj se për këtë do të flasë në Prokurori të premten.

Milori: Pse e bëtë përgjimin e Alizotit?

Salianji: Nuk kam bërë asnjë përgjim

Milori: Kush e ka bërë përgjimin?

Salianji: Nuk kam dijeni dhe ato që di do t’ia bëj të ditur Prokurorisë të premten.

Deputeti demokrat theksoi se nuk i beson Alizotit nën kërcënim, por i beson atij në gjendje të lirë.

“Babale”, Salianji: Prokuroria mori materialin nga mediat, jo atë që i çuam ne

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej