Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Basha, duke kërkuar bashkëfajtorë!

Nga 27.al 0

Mero Baze File2673

Nga Mero Baze

Lulzim Basha po përpiqet të mbajë distancë nga dështimi i mundshëm i hapjes së negociatave për shkak të një vendimi politik të tij dhe partisë së tij. I shqetësuar që edhe Kancelarja Merkel ka përmendur “Vetting-un”, si kushtin për çeljen e negociatave, ai ka bërë sot një lëvizje qesharake, duke i propozuar Edi Ramës “një pazar” mbikushtetues, për të ndarë gjyqtarët me njëri- tjetrin dhe për ta injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku e ka paditur vetë.

Qëndrimi i sotëm nuk ka ndonjë rëndësi lidhur me vendimin që do marrë qeveria e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave, pasi nuk është diçka që ndikon sot tek ata. Lulzim Basha dhe Sali Berisha e kanë bërë aq dëm sa mund të bënin. Ata sulmuan Bashkimin Europian tek një prej shtatë ligjeve të reformës, zbatimin e të cilit e financon vetë Bashkimi Europian. Brukseli i ka ndarë 18 milionë euro për strukturat e “Vetting-ut”, ndërkohë që Basha e ka çuar ligjin në Kushtetuese. Ai e goditi ligjin në afatin e fundit të ankimimit në Gjykatën Kushtetuse, me qëllim që t’i linte kohë Nishanit të bënte çfarë të mundte me KLD-në dhe nga ana tjetër, të mos i linte kohë Shqipërisë para javës së parë të dhjetorit të merrte një përgjigje pa kushtin e Vetting-ut për çeljen e negociatave. Ai bëri aq sa mundi për ta kompletuar zhurmën kundër hyrjes së Shqipërisë, duke qenë e para parti politike që ka paguar lobistë politikë kundër saj. Pra, nëse ka një rast që ai është treguar i aftë si politikan agresiv, është rasti se si ai sulmoi hapjen e negociatave përmes ligjit të “Vetting-ut”, duke goditur edhe çeljen e negociatave dhe reformën në drejtësi.

Tani dëmi i tij ka bërë punën e vet. Dhe ai e di mirë këtë.

Thirrja e tij për një marrëveshje mbikushtetuese mes tij dhe Ramës, është lëvizja e dytë malinje e tij, për të formuar një perceptim edhe më mafioz për politikën shqiptare.

Mbi të gjitha, për të treguar se ankimimi në Kushtetuese ishte thjeshtë një lojë dhe që nëse ka pazar, ai nuk pyet për Gjykatën Kushtetuese.

I sigurt se letrat e tij në Bruksel janë të nxira me betejën që u bëri kundër “Vetting-ut”, ai kërkon tashmë një dalje me konsensus nga ky krim, duke tentuar të inkriminojë kundërshtarin e tij në këtë betejë, duke e bërë bashkëautor.

Ai nuk është duke kërkuar të ndajë thjesht gjyqtarët apo prokurorët me Edi Ramën, por të ndajë me të fajin dhe përgjegjësinë për bllokimin e “Vetting-ut”, i cili po i kushton Shqipërisë çeljen e negociatave, si hap i parafundit për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Lulzim Basha është duke kërkuar bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës, siç tentoi Berisha të justifikohej në vitin 1992 për atë çfarë ai dhe partia e tij e parë, i kishin bërë Shqipërisë deri më 1990.

Lulzim Basha po kërkon nga ana tjetër ta paraqesë në sytë e Perëndimit çështjen e reformës në drejtësi, si çështje pazari, apo më keq akoma, si pazar i prishur, që edhe mund të rregullohet, nëse ai dhe Rama merren vesh.

Por ligji i “Vetting-ut”, nuk është ligj i Edi Ramës, por ligj i Bashkimit Europian, dhe Lulzim Basha dështoi të bënte pazar me ta, ndaj u hakmor duke e paditur ligjin.

Tashmë është duke kërkuar të tërheqë Edi Ramën në aleancë me të kundër Bashkimit Europian. Siç po bën duke nxitur gjyqtarë e prokurorë kundër reformës, duke vazhduar ta padisin në Gjykatë.

Është një gjest i dëshpëruar i tij, por që tregon se dhe pasi ia bëri të keqen Shqipërisë, nuk do të mbajë vetë përgjegjësinë, por dhe atë ta ndajë. Se si në çdo gjë, edhe në këtë rast, do të tregojë që është një politikan pa b…..

/gazetatema.net/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>