Kushte suplementare për t’u integruar në BE

Duhet të lëçisni

Harron pandeminë/ Uiski, amaro, raki dhe verë! Ja tenderi skandaloz i Shërbimit Diplomatik

Teksa vendi është i zhytur në një emergjencë mjekësore, e shkaktuar nga Covid 19, janë disa institucione që vijojnë të bëjnë tendera luksi, e...

“Duhen spitale Covid në rrethe”/ Solis: Pacientët duan të shohin familjarët para se të vdesin

Ish Ministri i Shëndetësisë Leonard Solis, ka pranuar se situata e Covid-it ka goditur fort sistemin shëndetësor në vendin tonë. Në një intervistë për "Abc"...

E rëndë në Memaliaj, djali harroi frenat e dorës, furgoni i merr jetën të atit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Krahës në bashkinë Memaliaj. Një 67-vjeçar humbi jetën pasi u shtyp nga furgon i cili është...

Përplasen 2 automjete në superstradën Lezhë-Milot, plagosen 2 drejtuesit

Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen sotme në superstradë Lezhë-Milot. Dy automjete janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve të mjeteve. Policia Rrugore e...

Nga Artan Fuga

– Kur për çdo pulë të therrur dhe të vendosur në një frigorifer shtëpie ose dyqani, kur ndërpritet energjia elektrike dhe pula shkrin, gjobën disa herë sa çmimi i pulës ta paguajë operatori, me të cilin është lidhur kontrata e furnizimit me atë energji.

– Kur për çdo dëmtim të një qytetari që rrëzohet në rrugë si pasojë e një hendeku ose trotuari të parregulluar, gjobën si edhe dëmshpërblimin, përpos shpenzimeve të mjekimit të tij, t’i paguajë bashkia.

– Kur për çdo autoveturë që thyhet nga gropat në rrugë, shpenzimet dhe gjobën për këtë dëmtim ta paguajë ministria e transporteve ose bashkia që mbulon atë zonë.

– Kur për çdo vonesë më shumë se 30 minuta të një treni, autobuzi ose avioni, udhëtari të dëmshpërblehet me çmimin e biletës së prerë.

– Kur për çdo sëmundje mushkërish, dëmin personal si shpenzimet e mjekimit t’i paguajë ministria e shëndetësisë, e mjedisit ose bashkia që kontrollon territorin e tejndotur.

– Kur uji në të gjithë territorin e Republikës të vijë 24 orë dhe pa nevojën e depozitave dhe pompave të pallateve që rëndojnë buxhetin e banorëve.

– Kur bashkitë të selektojnë mbetjet urbane sipas klasifikimit të tyre dhe t’i riciklojnë pa ndotur mjedisin.

– Kur për çdo qytetar, edhe administratori më i lartë publik të detyrohet t’i plotësojë kërkesën për informacion brenda tre ditësh.

– Kur për çdo kastravec të shitur, kungull me ose pa fara, për çdo shalqi, kilogram mishi, për çdo copë sallami, suxhuku, ose salçiçeje, të dihet origjina nga ana e konsumatorit, lëre pastaj për çdo kokërr limoni, kumbulle, qershie, a rrushi.

– Kur në administratë të mos ketë asnjë nëpunës të pranuar, sepse është anëtar i ndonjë partie, por me konkurs të rregullt.

– Kur për çdo të sëmurë, për të cilin jepen mjekime të gabuara dhe medikamente jashtë standardit, gjobën, dëmshpërblimin dhe zhdëmtimin i paguan shteti, spitali apo ministria.

Le t’i lemë historitë me vetingje, mitingje, lobingje, e të tjera, por t’u japim të drejtat që u takojnë qytetarëve të trajtuar si derra dhe bagëti, si qenie pa tru dhe si skllevër.

Atëherë të bërtasim: “Europë, Europë!”

Kush nuk u jep qytetarëve këto të drejta, ai e pengon integrimin shqiptar në BE.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Harron pandeminë/ Uiski, amaro, raki dhe verë! Ja tenderi skandaloz i Shërbimit Diplomatik

Teksa vendi është i zhytur në një emergjencë mjekësore, e shkaktuar nga Covid 19, janë disa institucione që vijojnë të bëjnë tendera luksi, e...

“Duhen spitale Covid në rrethe”/ Solis: Pacientët duan të shohin familjarët para se të vdesin

Ish Ministri i Shëndetësisë Leonard Solis, ka pranuar se situata e Covid-it ka goditur fort sistemin shëndetësor në vendin tonë. Në një intervistë për "Abc"...

E rëndë në Memaliaj, djali harroi frenat e dorës, furgoni i merr jetën të atit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Krahës në bashkinë Memaliaj. Një 67-vjeçar humbi jetën pasi u shtyp nga furgon i cili është...

Përplasen 2 automjete në superstradën Lezhë-Milot, plagosen 2 drejtuesit

Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen sotme në superstradë Lezhë-Milot. Dy automjete janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve të mjeteve. Policia Rrugore e...

Javën tjetër fillon dëbora, zonat me reshjet më të dendura

Temperaturat mesatare janë ulur me disa gradë gjatë kësaj jave në vend, ndërsa në vijim pritet që të fillojnë reshjet e dëborë duke na...