Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Atentat në Vlorë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Nga Skenderi 0

Një i vdekur dhe dy të plagosur, është bilanci i një atentati të ndodhur mbrëmë në Vlorë. Viktima është Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, i cili ka mbetur i vrarë në ambientet e një lokali në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë. Nga hetimete  para evidentohet se viktima njihej si person me precedente penalë.  Nga atentati ndaj Ergys Gjioveshaj, kanë mbetur të plagosur tre persona.

Të plagosurit janë Arsonel Llanaj 26 vjeç i cili punonte si kamarier në këtë lokal dhe Florjan Hila 28 vjeç instrumentist i bandës që luante muzikë live mbrëmjen e djeshme si dhe 32 vjeçarja Arta  Lluka. Mjekët sqaruan se i plagosuri, Arsonel Llanaj ka marrë një plumb në arterien kryesore të këmbës dhe për kurim më të specializuar është dërguar në Tiranë. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë, përkatësisht Arta Lluka ka marrë dy plumba në pjesën e legenit dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Florjan Hila një plumb në pjesën e shpatullës.

Policia e Vlorës ka  shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes, si dhe jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorëve.

Nga hetimet rezulton se vrasja ka ndodhur për shkak të hakmarrjes, pasi viktima njihet si person me precedente penalë.  Viktima e atentatit të mbrëmshëm, akuzohej se në vitin 2001, ka qenë bashkëpunëtor në vrasjen e Laert Alushit, pas së cilës është larguar nga Shqipëria. Ai u arrestua në vitin 2011 në Vjenë të Austrisë dhe u ekstradua. Gjioveshaj ishte dënuar me 12 vjet burg për vrasjen e Laert Alushit, ndërsa Florian Meçe u dënua si autori i kësaj vrasje, me 22 vjet burg. Nuk dihet se si autori ishte i lirë pasi duhet të vuante dënimin me 12 vite burg, por mësohet se çështja ka kaluar në disa shkallë të gjyqësorit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej