Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Arrestimi i Haradinajt/ Lunaçek: BE t’i ushtrojë presion Serbisë për të tërhequr urdhër arrestet e vjetra

Nga Ejona 0

Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Ulrike Lunaçek ka reaguar ndaj arrestimit të ish-presidentit kosovar Ramush Haradinaj
Lunaçek ka theksuar se Bashkimi Europian duhet të ushtrojë presion mbi Serbinë për të tërhequr urdhër arrestet e vjetra të cilat i konsideron absurde.

Ajo i bën thirrje Përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, si dhe qeverive të 28 shteteve anëtare të Be-së, sidomos 23 vendet që e kanë njohur Kosovën, që të mbajnë qëndrim të qartë ndaj Serbisë.
“Mbajtja e një urdhër arresti ndërkombëtar të vitit 2004 nga Serbia, e cila është në një dialog të moderuar të BE-së me Kosovën, është krejtësisht e papranueshme. Në të njëjtën kohë është e vështirë për të kuptuar pre Franca po zbaton këtë urdhër arrest, pasi është një shtet që ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës një ditë pas shpalljes së saj dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën”, shprehet Lunaçek.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej