Sot, në Ditën e Rinisë është hapur zyra Rajonale Rinore në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat e Rinisë së Rajonit ishin pjesë e këtijë takimi, gjatë të cilit kreu i qeverisë vlerësoi këtë zyrë si një urë bashkëpunimi mes vendeve të rajonit në funksion të një rruge të përbashkët, atë të Bashkimit Europian.
Kryeministri tha se kjo është një iniciativë e kancelares Merkel e ndërtuar mbi bazën e modelit franko-gjerman.
Ndërsa ministri Blendi Klosi tha se kjo ditë është shumë e rëndësishme, dhe kjo iniciativë duhet ti bëjë ata të ndihen si pjesë e një familje, pavarësisht nga kush vend i rajonit vjen.