Zoti ka faj, se la në të njëjtën tokë dhe Muasenin, dhe Rilindjen… dihet kush doli tepër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zoti ka faj, se la në të njëjtën tokë dhe Muasenin, dhe Rilindjen… dihet kush doli tepër

15:00 | 28/06/2021
në Kryesore
0

Nga Enkel Demi

Në romanin “Mos harro të më kujtosh” Liridon Mulaj e ka parashkruar fatin e zi të Muasenit, atij që e thërrasin “jetimi”. Shkrimtarët e kanë ves të parashikojnë fatet e njerëzve, shoqërive, botëve. Nuk dihet në është një shqisë e veçantë, me të cilën janë të pajisur, por ndjeshmëria e tyre e mbarsur nga ndodhitë e përditshmërisë i çon të arrijnë në përfundime tronditëse për të ardhmen shumë kohë para se ajo të trokasë në derë.

“Mos harro të më kujtosh” është një libër që flet, jo vetëm për Muasenin e gjorë (ku dhe skena e vrasjes është pothuaj e njëjtë), por për të gjithë shoqërinë shqiptare, e cila nuk është në buzë të greminës, por ka rënë në të. Çështja jonë e mbijetesës si komb është sa i thellë ka me qenë honi, kur të na prekin këmbët dheun.

Read more

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Nëse shohim historinë e shqiptarisë nga tkurrja si kokoshi një thelë e deri tek rreziku i fshirjes nga faqja e dheut, përherë justifikim ka qenë i huaji. E patën fajin romakët, bullgarët, turqit, serbët a grekët, por asnjëherë ne vetë që çdo ditë të lume e kemi shtyrë duke luftuar sho-shoqin, duke vrarë mikun, fqinjin, të afërmin, gruan, vëllain, motrën, nënën, babën.

Jetojmë në një vend të padrejtë, thelbësisht të padrejtë, ku “këmbët po i bien kokës”. Në pushtet është një klikë, e cila e ka ndërtuar ardhmërinë e saj në thelbin e padrejtësisë. Klika nuk bashkëpunon me krimin, por është krimi. Ajka e ligjvënësve që “bëjnë ligjin” e PPP-ve, koncesioneve, pasunarisë janë banditë. Ajka e qeverisë, ajka e administratës bën trafik, urdhëron vrasje, grabit pronën. Ajka e policisë nuk e lejon, por udhëheq botën e nëdheshme të krimit. Ajka e drejtësisë ndëshkon “pemëthymit”, popullin, por e ka ngritur në sistem mbrojtjen e krimit. Ajka e ndërkombëtarëve, “gjykuesëve të pavarur” ka pranuar të paguhet, të marrë ryshfet nga paratë e pista që prodhon ky pushtet. Ka pranuar të ngjyejë gishtin në tortën e mjaltit të gjirizit që lartohet me qiellgërvishtëset larëse parash.

Akti i fundit që ndodhi e që certifikoi këtë zallamahi qenë zgjedhjet që u njohën me turravrap nga këta “dramaturgë” që janë ulur në llozhën e teatrit, ku po luhet tragjedia e zhbërjes së një kombi.

Në këto kushte po ndodh e pamendueshmja; Shqipëria ka kaluar në një shoqëri post moderne, ku vendin e udhëheqin ligjet e tribusë, “jungle law” ose “ligji i xhunglës”. Çfarë presim ne të ndodhë, kur një “patronazhist” drejton trafikun e drogës nëpër Europë? Fjalimi i udhëheqësit për “patronazhistët” ishte shërbet sa desh na zuri diabeti. Çfarë presim ne, kur të gjithë e dinë që u vodhën zgjedhjet, por na kanë thënë të qepim gojën… a u kapën ditës për diell tufëza rilindasish që votonin me qindra herë, por  KQZ a gjykata as panë, as dëgjuan gjë? Po kë zgjodhën këto tufëza rilindasish? Kanë zgjedhur të qeverisin banditët, dallkaukët, vrasësit. Shikoni listën e shumicës që garanton klikën dhe duket sheshit. Cila është gjuha e banditit? Alltia. Të gjithë ata që po bëjnë gjëmën janë vrasës serialë, por që gjykatat e “Reformës në Drejtësi” i kanë lënë të lirë, madje u kanë thënë “na fal që të shkelëm këmbën”. Tani mos presim gjë cubat të kenë rregulla loje? Kodoshët e prostitutave do të garantojnë rendin publik apo të lirinë e shprehjes?

Tek e fundit, kur ha dhe thërrime do bësh. Thërrime është Muaseni, për të cilin në gjithë këtë histori duhet të jemi të lumtur, se të paktën la jetën, por i doli emri. Për do ditë do ia thonë të tërë, madje edhe ata që e vranë, deri tek vjershëtorët melankolikë të rrjetit. Por, ka Muasenë të tjerë që u ka humbur ymri.

… dhe kjo do të harrohet. Koha do të thërrasë në skenë Dritan Lelin me shokë. Këta do e kenë fajin, por jo krejt, sepse fajtori i vërtetë është Sali Berisha dhe jo vetëm. Faj ka edhe Bashkimi Europian që nuk na qas në derë. Faj kanë dhe ca që nuk heshtin, këta “armiq të demokracisë” që pengojnë sukseset e ndritura të “Reformës në Drejtësi”. Faj kanë dhe shqiptarët që nuk janë të tërë profesionistë, se punë ka sa të duash… te kullat e barit.

Në fakt, më shumë faj ka Zoti që na hodhi në këtë vend.

Etiketa: "Mos harro të më kujtosh"Dritan LeliEnkel Demiklikaliridon mulajMuasen ZeneliMyzerim ZeneliSali BerishaZoti ka faj se la në të njëjtën tokë dhe Myzerimin dhe Rilindjen... dihet kush doli tepër

Të Lidhura

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Para
Situata e rëndë me plehrat në Durrës: Kamionë me mbetjet në Shkozet, rrezikohet sezoni (film)

Situata e rëndë me plehrat në Durrës: Kamionë me mbetjet në Shkozet, rrezikohet sezoni (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com