Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Zjarret masive përfshijnë Kukësin dhe Finiqin, shpëtohet për mrekulli i moshuari

Nga Ejona 0

Dy zjarre masive kanë mbërthyer ditën e sotme Kukësin dhe Finiqin.

Mësohet se flakët janë përhapur në vendin e quajtur “Grykët e Ftohta” në fshatin Surroj, ndërsa favorizohen nga temperaturat dhe era e fortë.

Raportohet se fikja e flakëve është vështirësuar së tepërmi dhe për shkak të terrenit të thyer malor.

Një tjetër vatër zjarri u regjistrua në mesditë në fshatin Komat të Finiqir, ku u shkrumbuan 150 hektarë kullota. (55 ha shkurre, 20 ha tokë private, dhe ullishte e pemëtore). Përveç kësaj, janë djegur dhe 2655 rrënjë ullinj.

Përhapja e flakëve rrezikoi dhe dy banesa të zonës, ku fatmirësisht forcat zjarrëfikëse shpëtuar një 87-vjeçar i quajtur Vasil Culi. Fatmirësisht, zjarri është shuar.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej