Një zjarr i madh ka rënë në pyllin me pisha në fshatin Vlosh të Roskovecit, dhe në Drenie të Mallakastrës, të cilët janë shumë afër me njeri-tjetrin.
Në Roskovec flakët e mëdha kanë djegur disa hektarë pyll dhe rrezikojnë kurorën e pishave.
Në vendngjarje ndodhet zjarrfikëset e Roskovecit dhe Patosit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo jo.