• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pandeli Majko: Zgjidhje ose Zgjedhje

14:26 | 12/03/2016
në Uncategorized
0

Ish-kryeministri socialist i propozon kongresit zgjedhje të parakohëshme në se nuk miratohet reforma në drejtësi: “Pa drejtësi nuk ka të ardhme për vendin tonë. Të vetëm nuk ja dalim dot. Kjo zgjidhje kërkon zgjedhje. Duhet të vendosim. Në këtë rast maskat nuk funksionojnë”

Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko, propozon kështu zgjedhje të parakohëshme në se nuk miratohet reforma në drejtësi. Ai ka bërë një analizë të hollësishme qëndrimeve politike mbi reformën në drejtësi duke evidentuar se kërkesa që reforma të negociohet politikisht në terma praktikë kërkon ta vrasë atë. Në një mesazh të gjatë në facebook, Majko thekson ndër të tjera: Në se nuk mundemi të bindim kundërshtarët e reformës së drejtësisë atëherë shoqëria shqiptare nuk duhet të lihet si “vëzhguese”. Kjo reformë nuk është pronë e politikanëve pasi për politiken, drejtësia ka “funksionuar” shumë mirë.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Përgjigja e debatit steril për dashurinë e politikanëve për atdheun dhe partinë ka raste që ka kuptim. Partia Socialiste nuk ka pse pranon bashkëfajësinë në këtë histori mafioze që rëndon mbi drejtësinë shqiptare”.

Debati për “dashurinë” e politikanëve për atdheun dhe partinë ka raste që nuk është pa kuptim thekson Majko bë n një propozim konkret për kongresin e PS-së: Unë kam një propozim për Kongresin e Partisë sime të cilën e dua se dua Shqipërinë. Partia në cdo rast është pjesa. Shqipëria ka brenda edhe kundërshtarët politikë me të cilët ndajmë një atdhe dhe një të ardhme. Pa drejtësi nuk ka të ardhme për vendin tonë. Të vetëm nuk ja dalim dot. Kjo zgjidhje kërkon zgjedhje. Duhet të vendosim. Në këtë rast maskat nuk funksionojnë. Sigurisht”.

Më poshtë mesazhi i plotë i Majkos në facebook

“Politika është një lëndë përtej gjuhës së folur. Ajo ju takon njerëzve që dinë të marrin vendime. Si anëtar i komisionit të reformës së drejtësisë nuk kam ndonjë merak të bëhem pjesë e tragji-komedisë për një histori politike që po shkon drejt fundit. Kërkesa që reforma të negociohet politikisht në terma praktikë kërkon ta vrasë atë. Kush dëgjon kundërshtarët e reformës kupton se përpjekja për ta trajtuar atë si një cështje politike e fillon punën nga e para. Thuajse gjithshka cfarë është bërë dhe diskutuar në këtë reformë me ekspertizën ndërkombëtare europiane dhe amerikane bie. Bashkë me kërkesën për dialogun e ashtuquajtur politik bie “bashkëpronësia” e deklaruar në publik nga faktori ndërkombëtar për shtyllat dhe parimet e reformës.

Në mbledhjen e fundit të komisionit paralamentar kundërshtarët e reformës morën qëndrim zyrtar kundër këtyre parimeve dhe strukturës së reformës. Ironia arrin aty sa të njëjtit njerëz që kërkuan dhe votuan ndërprerjen e mandatit për një deputet “kriminel” në Kuvend e refuzojnë ta bëjnë këtë për një gjykatës dhe prokuror që bashkëpunon me mafian dhe liron kriminelët e “pafajshëm” apo që nuk di të shpejgojë gjendjen e tij financiare.

Të flasësh në politikë do të thotë të jesh i qartë. Në se kjo situatë vazhdon kështu Partia Socialiste duhet të bëjë një zgjedhje. Reforma e drejtësisë nuk është një nga reformat tradicionale me mbushje “formularësh” me të cilat publikut shqiptar i ka ardhur në majë të hundës. Lufta për të drejtën nuk është legalizimi ndershmërisë me formular.

Reforma e drejtësisë është dhe do të jetë jetike për të ardhmen e Shqipërisë në integrimin europian. Ajo është një reformë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për këtë arsye ajo ka edhe bashkëpronësi ndërkombëtare. Ajo është konstruktuar dhe nuk mund të rinegociohet në parimet e saj duke e zhbërë atë me komedinë e konsensusit politik. Nuk jam kundër dialogut por mendoj se kundërshtarët e reformës janë sot më të qartë se sa përkrahësit e saj.

Në se nuk mundemi të bindim kundërshtarët e reformës së drejtësisë atëherë shoqëria shqiptare nuk duhet të lihet si “vëzhguese”. Kjo reformë nuk është pronë e politikanëve pasi për politiken, drejtësia ka “funksionuar” shumë mirë.

Përgjigja e debatit steril për dashurinë e politikanëve për atdheun dhe partinë ka raste që ka kuptim. Partia Socialiste nuk ka pse pranon bashkëfajësinë në këtë histori mafioze që rëndon mbi drejtësinë shqiptare. Unë kam një propozim për Kongresin e Partisë sime të cilën e dua se dua Shqipërinë. Partia në cdo rast është pjesa. Shqipëria ka brenda edhe kundërshtarët politikë me të cilët ndajmë një atdhe dhe një të ardhme. Pa drejtësi nuk ka të ardhme për vendin tonë. Të vetëm nuk ja dalim dot. Kjo zgjidhje kërkon zgjedhje. Duhet të vendosim. Në këtë rast maskat nuk funksionojnë. Sigurisht”, shkruan Majko.

Etiketa: Majko propozon zgjedhjePandeli Majkopartia apo Shqiperiareforma ne drejtesizgjehdje ne PSZgjehdje te parakoheshme

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Disa dallime mes kritikës dhe studimit

Disa dallime mes kritikës dhe studimit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023
Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

11:22 | 16/09/2023
Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

12:57 | 15/09/2023
Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

12:57 | 15/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –
  • Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –
  • Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –
  • Beteja me flakët, flet kreu i Sindikatës së zjarrfikësve: Kopshtet në rrezik nga veshja…

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com