Zgjedhjet për PE, Balla: Të bindur për qasjen pro zgjerimit

Duhet të lëçisni

Vatër e re zjarri në Pogaj të Hasit, era e fortë ndihmon flakët të përhapen më shpejt

Një vatër e re zjarri është shfaqur në Pogaj të Hasit. Mësohet se si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi...

Italia regjistroi 7,230 të infektuar dhe 27 humbje jete në 24 orë

Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit 7,230 të infektuar me koronavirus nga 212,227 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë...

Zjarri po u afrohej banesave, Peleshi: Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës

Ministri  Mbrojtjes me anë të një postimi në rrjetet sociale lajmëron se është parandaluar një katastrofë në zonën e lumit të Vlorës. Sipas tij...

Fauci: Nëse nuk e vëmë në kontroll përhapjen e Covid-19, variante të tjera do të “lindin”

Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk fitojnë kontroll mbi përhapjen komunitare të variantit Delta, në vend do të vijojnë të shfaqen variante të...

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka komentuar zgjedhjet parlamentare dhe rezultatet e tyre.

Në një postim në “Facebook”, Balla shkruan se zgjedhjet ishin dëshmi e rëndësisë që projekti Europian vazhdon të gëzojë tek qytetarët europianë.

Postimi i plotë

Zgjedhjet Europiane të përfunduara dje në të 28-të vendet anëtare të BE ishin dëshmi e rëndësisë që projekti Europian vazhdon të gëzojë tek qytetarët europianë. Rritja e pjesëmarrjes, më e larta e këtyre dy dekadave të fundit, është provë e qartë e shpresës dhe besimit në projektin europian, pavarësisht rritjes në mënyrë të ndjeshme të euro-skepticizmit dhe populizmit.

Rezultatet e zgjedhjeve konfirmuan si fituese nevojën për një qasje tërësisht pro-aktive në mbrojtje të mjedisit, forcimit të demokracisë dhe parimeve të shtetit të së drejtës, në respekt të plotë të të drejtave të njeriut.

Qytetarët e BE i dhanë partive pro-europiane një shumicë të cilësuar krahasuar me euro-skeptikët. Kjo na bën të ndihemi të bindur se Parlamenti i ri Europian do të ruajë të njëjtën mbështetje dhe qasje pozitive në pesë vjeçarin e ardhshëm vis-à-vis politikës së zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Si Bashkë-Kryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri mezi pres të vijojmë punën me kolegët e Parlamentit Europian të rizgjedhur apo të zgjedhur për herë të parë, duke e konsideruar së bashku vitin 2019 vitin historik të fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe BE-së.
Zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri, edhe pse vendore, do të jenë gjithashtu një hap i rëndësishëm në rrugën e forcimit dhe respektimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit ligjor.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Vatër e re zjarri në Pogaj të Hasit, era e fortë ndihmon flakët të përhapen më shpejt

Një vatër e re zjarri është shfaqur në Pogaj të Hasit. Mësohet se si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi...

Italia regjistroi 7,230 të infektuar dhe 27 humbje jete në 24 orë

Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit 7,230 të infektuar me koronavirus nga 212,227 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë...

Zjarri po u afrohej banesave, Peleshi: Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës

Ministri  Mbrojtjes me anë të një postimi në rrjetet sociale lajmëron se është parandaluar një katastrofë në zonën e lumit të Vlorës. Sipas tij...

Fauci: Nëse nuk e vëmë në kontroll përhapjen e Covid-19, variante të tjera do të “lindin”

Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk fitojnë kontroll mbi përhapjen komunitare të variantit Delta, në vend do të vijojnë të shfaqen variante të...

Zjarret në Greqi, Mitsotakis: Vendi po përballet me një krizë mjedisore

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis është shprehur se vendi po përballet me një krizë mjedisore për shkak të zjarreve. “Vendi po përballet me një krizë...