Zëri i Amerikës: Venecia ndryshon qëndrim, Meta nuk tejkaloi kompetencat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëri i Amerikës: Venecia ndryshon qëndrim, Meta nuk tejkaloi kompetencat

18:59 | 14/10/2019
në Kryesore
0

Komisioni i Venecias publikoi sot opinionin e vet përfundimtar lidhur me interpretimin e vendimit të presidentit Ilir Meta për të anulluar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore. Dokumenti përmban ndryshime nga projekt-opinioni. Përfundimi sipas të cilit Presidenti kishte tejkaluar kompetencën është hequr, dhe në një rast tjetër është lënë hipotetike, e jo më si kontastim. Në një deklaratë të tijën zoti Meta u shpreh se sipas tij Opinioni përfundimtar konfirmoi qëndrimet e mbajtura prej nga ai.

Teksti i Opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias, i publikuar sot, pësoi ndryshime të ndjeshme nga dokumenti paraprak i ekspertëve. Në përfundimet e Opinionit, çka lidhur me veprimet e presidentit Ilir Meta, kishte qenë më parë si konstatim, ose është hequr, ose është lënë hipotetike, duke ka kaluar topin në dorë të interpretimit të parlamentit apo dhe Gjykatës Kushtetuese shqiptare, nëse deputetët do të votojnë për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Ndërsa në variantin e mëparshëm, në pikën 99 të përfundimeve thuhej se “Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës fillimisht duke anuluar e më pas, duke shtyrë zgjedhjet lokale..”, në Opinionin përfundimtar kjo fjali është hequr plotësisht, duke rifomuluar pjesën në vijim sipas së cilës “i takon parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese, që të përcaktojë nëse anulimi, e më pas shtyrja e zgjedhjeve lokale, përbën një shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja është e një natyre të tillë seriose, që do të mund të lejonte shkarkimin e Presidentit”.

Read more

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Ndryshim ka pësuar dhe pika 101 e përfundimeve të Komisionit të Venecias. Dhe këtu, konstatimi se “..Presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë më pas zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale, pa një bazë të veçantë ligjore….”, është zëvendësuar në Opinionin përfundimtar me një formulim hipotetik se “…Presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një bazë të veçantë ligjore..”.

Në opinionin përfundimtar nuk kanë ndryshuar megjithatë konstatimet sipas të cilave “në mungesë të një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, vetëm në një situatë e cila plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme”. Por “edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike për të shtyrë zgjedhjet”.

Sipas edhe Opinionit përfundimtar “anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sidoqoftë, rregullat e zbatueshme kushtetuese për situata të jashtëzakonshme nuk u ndoqën në këtë rast. Nuk pati as një konsensus politik, i cili do të lejonte krijimin e një baze ligjore ad-hoc” thekson opinionin sipas të cilit “anulimi i zgjedhjeve gjithashtu prek të drejtat zgjedhore të njohura nga instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut… Mungesa e një baze ligjore dhe e alternativave në dispozicion (shtyrja e zgjedhjeve për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, sipas nenit 170 të Kushtetutës, ose rifillimi i dialogut politik pas zgjedhjeve) e bëjnë ndërhyrjen në të drejtat zgjedhore, jo proporcionale”.

Ndërsa Opinioni paraprak, hasi në kritika të ashpra të presidentit Iir Meta dhe një shpërfillje nga ana e tij të vendimit përfundimtar që Komisioni pritej të merrte, sot, Kreu i shtetit, duke vënë në dukje “ndryshimet thelbësore nga projekti paraprak” vlerësoi se Opinioni përfundimtar “konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës”./VOA

Etiketa: 30 qershoriGjykata Kushtetuese ShqiptareKomisioni i VeneciasPresidenti Ilir Meta

Të Lidhura

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

nga 27
09:30 | 06/04/2026
0

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale si dhe ka zbardhur dy ngjarje të tjera, të cilat dyshohet se...

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

nga 27
09:26 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

09:12 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

nga 27
08:28 | 06/04/2026
0

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës të dielën, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja. Sipas Policisë, ngjarja...

Para
Protestat te Unaza, banorët: Rama është bërë si serbët, nxit vëllavrasje (LIVE)

Protestat te Unaza, banorët: Rama është bërë si serbët, nxit vëllavrasje (LIVE)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

09:30 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:26 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:12 | 06/04/2026
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

08:28 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:18 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com