Zëri i Amerikës: Tensionet vijojnë të jenë të larta, numri i njerëzve rreth Teatrit po shtohet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëri i Amerikës: Tensionet vijojnë të jenë të larta, numri i njerëzve rreth Teatrit po shtohet

11:56 | 17/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Në Shqipëri, në orët e para të mëngjesit, mjetet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit ndërhynë duke shembur godinën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, ndërsa e gjithë zona u rrethua me forca të shumta policie, të cilat ndërhynë më parë forcërisht duke shpërndarë grupet e artistëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës që ndodheshin me ta.
Tensionet kanë vijuar për orë të tëra ndërsa mësohet se disa dhjetra persona, mes tyre artistë të ndryshëm që kundërshtojnë prej gati dy vitesh projektin për prishjen e Teatrit, si dhe drejtuesja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, janë shoqëruar në polici. Mes të shoqëruarve dhe gazetari dhe analisti Alfred Lela.

Ndërsa e gjithë zona vijon të mbetet e rrethuar dhe mjetet e rënda avancojnë me prishjen e godinës, tensionet mbeten të larta, me qindra persona po protestojnë ndaj veprimeve të autoriteteve.

Kryetari demokrat Lulzim Basha foli per dhunë barbare dhe paligjshmëri dhe njoftoi një mbledhje të opozitës për të vendosur qëndrimin që do të mbahet pas këtyre zhvillimeve: “Opozita do të mblidhet sot, koalicioni opozitar do të mblidhet sot dhe do të ndërmarrë veprimet politike. Ajo që çdo shqiptar e kupton sot nga kjo ngjarje është se me Edi Ramën paligjshmëria, dhuna dhe pabesia do të vazhdojnë. Nuk do të ketë fund dhuna, paligjshmëria edhe padrejtësia pa marrë fund kjo qeveri dhe pa u larguar ky njeri. Nuk ka rrugë tjetër”, deklaroi zoti Basha.

Read more

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo –

Flasim për integrimin, kur vetëm 15% e bizneseve shqiptare janë gati për në BE –

Plagosje me thikë në Kombinat, 60-vjeçari godet shokun pas debatit në lokal –

E rëndë në Elbasan/ Fëmija i shpëton nga dora të ëmës, përplaset për vdekje nga makina –

Pasi u lirua nga policia ku u mbajt disa orë, zonja Kryemadhi foli me tone të ashpra. “Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos e njohin shtetin e Edi Ramës. Mos të njohin asnjë gjë, që është mbijetesë. Mos e përdorni fjalën revolucion se na shqetësohen ambasadat, iu duket fjalë e keqe por harrojnë që këlyshët e komunizmit i kanë aty dhe me ndihmën dhe pazaret e tyre”.

Presidenti Ilir Meta, i cili ka kundërshtuar publikisht projektin për shembjen e Teatrt Kombëtar reagoi sot me tone të ashpra. “Mafia urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për Mafien në pushtet. Ky është një krim kushtetues, ligjor dhe moral i paamnistueshëm”, shkroi zoti Meta në një postim në Facebook.

Ndërsa numri i qytetarëve që kanë sfiduar rregullat e ndalimit të lëvizjes për shkak të pandemisë COVID 19, e që po grumbullohen në zonën rreth Teatrit po shtohet, tensionet vijojnë të mbeten të larta. Herë pas here ka përpjekje për të çarë kordonin e policisë, të cilat sprapsen me forcë nga policia. Në zonë janë shfaqur dhe njësitë e trupave speciale.

/VOA

Etiketa: mjetet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së TerritoritPoliciaprotestaShembet Teatri KombëtarZeri i Amerikes

Të Lidhura

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo –

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo –

nga 27
10:20 | 25/05/2026
0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 7-vjeçari ndodhi mëngjesin e sotëm në Mengël të Elbasanit. Burime nga...

Flasim për integrimin, kur vetëm 15% e bizneseve shqiptare janë gati për në BE –

Flasim për integrimin, kur vetëm 15% e bizneseve shqiptare janë gati për në BE –

nga 27
10:14 | 25/05/2026
0

Ndërsa qeveria po përgatitet të nisë fazën tjetër të negociatave me Bashkimin Europian pas kalimit të IBAR-it, deputetja e Partisë...

Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur –

Plagosje me thikë në Kombinat, 60-vjeçari godet shokun pas debatit në lokal –

nga 27
10:06 | 25/05/2026
0

Një plagosje me thikë është regjistruar në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku dy të moshuar janë konfliktuar me njëri-tjetrin...

E rëndë në Elbasan/ Fëmija i shpëton nga dora të ëmës, përplaset për vdekje nga makina –

E rëndë në Elbasan/ Fëmija i shpëton nga dora të ëmës, përplaset për vdekje nga makina –

nga 27
09:36 | 25/05/2026
0

Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Mëngël të Elbasanit, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, ku një fëmijë 7 vjeç...

Para
BE: Prishja e Teatrit, në një kohë kur kërkuam dialog mes palëve

BE: Prishja e Teatrit, në një kohë kur kërkuam dialog mes palëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo –

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo –

10:20 | 25/05/2026
Flasim për integrimin, kur vetëm 15% e bizneseve shqiptare janë gati për në BE –

Flasim për integrimin, kur vetëm 15% e bizneseve shqiptare janë gati për në BE –

10:14 | 25/05/2026
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur –

Plagosje me thikë në Kombinat, 60-vjeçari godet shokun pas debatit në lokal –

10:06 | 25/05/2026
E rëndë në Elbasan/ Fëmija i shpëton nga dora të ëmës, përplaset për vdekje nga makina –

E rëndë në Elbasan/ Fëmija i shpëton nga dora të ëmës, përplaset për vdekje nga makina –

09:36 | 25/05/2026
Shqiptarët ‘mjeshtër’ të ryshfetit, renditen të dytët në Europë, në raport me popullsinë –

Shqiptarët ‘mjeshtër’ të ryshfetit, renditen të dytët në Europë, në raport me popullsinë –

09:08 | 25/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo –
  • Flasim për integrimin, kur vetëm 15% e bizneseve shqiptare janë gati për në BE –
  • Plagosje me thikë në Kombinat, 60-vjeçari godet shokun pas debatit në lokal –
  • E rëndë në Elbasan/ Fëmija i shpëton nga dora të ëmës, përplaset për vdekje nga makina –
  • Shqiptarët ‘mjeshtër’ të ryshfetit, renditen të dytët në Europë, në raport me popullsinë –
  • Zjarr në një pallat në Tiranë! Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo –
  • Flasim për integrimin, kur vetëm 15% e bizneseve shqiptare janë gati për në BE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com