Zelensky i Kosovës dhe aleatët e Putinit në Ballkan! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zelensky i Kosovës dhe aleatët e Putinit në Ballkan!

20:08 | 05/08/2022
në Uncategorized
0

Nga Enver Bytyçi

A do të kishim një vendim të qeverisë së Kosovës për reciprocitet në dokumente dhe për targat e makinave me Serbinë, nëse president ose kryeministër i vendit do të ishte Hashim Thaçi?! Me siguri të plotë se jo. Thaçi e Rama ishin marrë vesh me Aleksandër Vuçiq që veriu i Kosovës të bëhej pjesë e sovranitetit të Serbisë dhe më pas Kosova të ndahej. Serbia dhe Shqipëria do të ishin në këtë rast shtete me kufij tokësorë të përbashkët. Madje marrëveshja midis këtyre tre liderëve ballkanikë parashikonte që Serbia të kishte edhe një kufi detar të përbashkët me Shqipërinë.

Që këtu duhen shikuar arsyet pse presidenti i Serbisë, Vuçiq, është çmendur dhe kërkon luftë me Kosovën! Ai imiton sot paraardhësin e tij, Sllobodan Milosheviç! Të dy këta, Milosheviçi i 15 vjeçarit të fundit të shekullit të kaluar dhe ky Vuçiqi i 15 vjeçarit të fundit të këtij shekulli ngjajnë në retorikën dhe qëndrimet e tyre anti-shqiptare! Vuçiq e nisi provokimin e fundit në veri të Kosovës me retorikën e “përndjekjes”, “presionit për shpërngulje” dhe “persekutimit” të serbëve në Kosovë! E nisi këtë provokacion gjithashtu me retorikën e fajësimit të Albin Kurtit, edhe pse vendimi i Kurtit për reciprocitet parashikohet në marrëveshjen e nënshkruar midis Thaçit e Serbisë para gati 10 vitesh!

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Në gjithë diskursin politik të Beogradit, ku dallohen dy Aleksandër-it, ai me mbiemrin Vuçiq dhe tjetri Vulin, ka një qasje milosheviçiane dhe putiniane. Me Vladimir Putin ngjashmëritë janë më të freskëta. P.sh “bota ruse” dhe “bota serbe”, si dy kategori të koncvepteve të shovinizmit serb e rus, ngjajnë aq shumë midis tyre. Pas kësaj vijnë akuzat vuçiqiane kundër Albin Kurtit, të cilat i ngjajnë akuzave putiniane kundër presidentit ukrainas Volodymyr Selensky-t, për “rracizëm”, “nazizëm”, e “terrorizëm”! Kurba e kësaj retorike vjen nga viti 1985, kur Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë hartoi memorandumin e “Genocidit të shëiptarëve kundër serbëve në Kosovë”! Asokohe u mor si shembull i precedentit vetëplagosja e një të riu me etni serbe me emrin Martinoviç! Tani, për platformën e “dhunës së shqiptarëve kundër serbëve” shërbeu vendimi për vendosjen e dokumenteve të reja për targat dhe dokumentet.

Vuçiq vendosjen e targave të Republikës së Kosovës e konsideron “genocid” kundër serbëve! Kjo vjen, sepse ai Kosovën e konsideron si “pjesë të territorit të Serbisë”! Por e vërteta juridike ndërkombëtare është krejt ndryshe! Në pikëpamje të kësaj të drejte, bazuar në Rezolutën 1244, Kosova nuk është e as nuk mund të jetë pjesë e Republikës së Serbisë. Ajo rezolutë e ka nxjerrë Kosovën nga sovraniteti serb dhe e vendosi nën administrimin ndërkombëtar. Por edhe shpalljes së pavarësisë Kosova sipas Rezolutës 1244, nuk do të ishte pjesë e Serbisë. Në këtë rezolutë, të votuar edhe nga Rusia, thuhet se statusi i Kosovës duhet të zgjidhet në kuadër të Republikës Federale të Jugosllavisë (Serbi e Mali I Zi)! Kjo nënkuptonte që Kosova të ishte një republikë, me status të barabartë me Serbinë e Malin e Zi brenda asaj federate. Nuk kishte asnjë klauzolë, e cila të parashikonte që Kosova të kthehej në statusin e kohës së Rankoviçit e të quhej “Kosovo-Metohi”, siç e quan sot presidenti Vuçiq! Federata u shpërbë me shpalljen e pavarësisë së Malit të Zi!

Por nga vjen gjithë kjo kurajo e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, sa të kërcënojë me filozofinë milosheviqiane e putiniane paqen e stabilitetin në rajon? Së pari nga presidenti rus, Putin! Ai është peng i Kremlinit dhe kushdo që beson se mund ta ndryshojë kursin e Serbisë në drejtim të Perendimit, sidomos NATO-s, gabohet! Së dyti, Vuçiq është peng i eksperiencësdhe mentalitetit në luftrat e viteve 1990, kur ishte protagonist i dhunës, mizorive serbe dhe masakrave kundër popujve jo-serbë. Ndërkaq presidenti i Serbisë inkurajohet edhe nga mbështetja e Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të Hashim Thaçit në Kosovë! Janë shqiptarët shqip-folës ata që më së shumti i japin kurajo presidentit Vuçiq të adresojë ushtrinë kundër Kosovës! Duke dalë me të njëjtin qëndrim kundër qeverisë së Kosovës, këta vëllezër shqip-folës  të Vuçiq shndërrohen gjithashtu në aleatë të presidentit rus, Putin!

Por nëse Beogradi, Serbia dhe Vuçiq me ndihmën e Putinit e të Edi  Ramës bëjnë ndonjë aventurë në Kosovë, atëherë Albin Kurti do të shndërrohet në një “Selensky të Kosovës”! Dhe sa kohë që Albin Kurti do të mbrojë shtetin, shtetësinë dhe territorin e Kosovës, aq kohë ai do të jetë një Selensky për vendin e tij! Kjo nuk do të thotë që Kurti të vetëkënaqet e të kalojë në euforinë e një lavdie mbinjerëzore! Por kjo do të duhet të shërbejë si nxitje për të ruajtur paqen e stabilitetin në Kosovë e më pas edhe në rajon. Shtetësia e Kosovës, tërësia e saj territoriale janë kushte të panegociueshme për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë e në rajonin tonë!

 

Etiketa: aleatetBallkanKosovakryesore2Vladimir PutinZelensky

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Dokumentet/ Ja si inceneratori i Tiranës merr indirekt 310 mijë euro nga fondet e IPARD

“Babai ulëriste”/ Dëshmitarja tregon detaje nga ngjarja në Himarë: Skafi u ngrit menjëherë lart dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com