• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet Dokumenti/ Rama aktiv me plehrat që në vitin 2004

09:20 | 03/10/2016
në Uncategorized
0
Albania's Prime Minister Edi Rama, in a televised address in the capital, Tirana, on Friday.

Albania's Prime Minister Edi Rama, in a televised address in the capital, Tirana, on Friday.

Skandali i rikthimit të vendimit për të importuar plehra në Shqipëri, debati i madh politik që ka ndezur, protestat e forta të shoqërisë civile, kanë bërë që krahas tij të hapet edhe një diskutim tjetër: Kush ka qenë historikisht me plehrat nga politikanët shqiptarë?

Lapsi.al ka arritur të sigurojë një dokument të vitit 2004, ku Edi Rama si ish kryebashkiak i Tiranës, ka këmbëngulur me insistim, pranë qeverisë së Fatos Nanos që të bëhej edhe ai vendimarrës në impiantin e djegies së plehrave që do të ngrihej në Kashar.

Lexo edhe

Bjordi eliminohet nga Big Brother

Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

E reja vdes pas operacionit plastik në hundë –

Ne kemi në duar dy dokumenta atq që Edi Rama i dërgon ish ministrit të Rregullimit të Territorit, Bashkim Fino dhe përgjigjen që ky i fundit i jep kryebashkiakut. Në këtë korespondencë, e cila daton në qershor të vitit 2004, vihet re këmbëngulja e Ramës për të pasur edhe ai një zë dhe një votë në vendimmarrjen për plehrat.

Ajo që del nga shkresa është se Rama kërkon një rol krahas ministrit të Rregullimit të Territorit Fino dhe atij të Mjedisit Et’hem Ruka, në komitetin që do të bënte vlerësimin e kompanisë fituese për plehrat.

Po si është historia?

Në vitin 2004 Qeveria Nano hapi garën për përpunimin e mbetjeve dhe u paraqitën mes 4  firmave konkuruese edhe dy kompani, njëra e italianit Francesco Becchetti dhe tjetra e Koço Kokëdhimës. Kompania e Becchettit, “Albanianbeg Ambient” parashikonte të investonte 180 mijë euro, të digjte të gjitha mbetjet e Tiranës dhe Durrësit në një zonë në Kashar dhe do të importonte 208 mijë ton plehra në vit nga Italia, ose 39 % të totalit që do të përpunonte impianti i djegies për prodhimin e energjisë (pra ai e përligjte importin njësoj si sot me arsyen për të bërë rentabël biznesin).

Firma 2K Group e Kokëdhimës kërkonte të paguhej nga arka e shtetit me  29.5 dollarë për përpunimin e çdo 1 toni mbetje.

Për të vendosur se cila firmë do ta fitonte këtë garë, ish-kryeministri Nano ngriti një komision shtetëror të emëruar në dokumentat poshtë si O.SH.A, i cili do të shqyrtonte ofertat. Ai përbëhej nga Ministrat Bashkim Fino e Et’hem Ruka.

Vazhdimi i historisë dihet. Nano i dha hapur fjalën Bechettit që të digjte plehra në Kashar. Për këtë ai do të çonte edhe një ligj në Kuvend, që të lejonte importin e plehrave.

Vetëm pasi kjo qe vendosur Edi Rama do të kërkonte të merrte pjesë në këtë proces si kryebashkiak i Tiranes.

Natyrisht që pjesmarrja e tij justifikohet me faktin e të qenit kryebashkiak i Tiranës. Por në atë kohë pretendohej se ai e bënte këtë edhe për të lobuar pro Koço Kokëdhimës.

Dhe vetëm kur u pa se Kokëdhima mbeti pa gjë, në lojë u fut miku tjetër i Ramës, Erion Veliaj, atëherë kreu i MJAFT që të kundërshtonte këtë projektligj me protesta në rrugë kundër Nanos.

Edi Rama nuk u fut dot sipas kërkesës së tij në komisionin shtetëror që do të monitoronte fituesin (ai e quante atëherë atë një proces të rëndësishëm për rajonin Tiranë-Durrës/ shih fundin e letrës) dhe ai, bëri gjithçka që ta rrëzonte më pas atë ligj, për të cilin sot nuk po e pengon askush ta realizojë.

Letra e Rames:

lapsi2 lapsi3 lapsi4

Pergjigjja e Bashkim Finos

lapsi-5

/lapsi.al/

Etiketa: Bashkim FinoKryeministri Edi Ramambetjetplehrat

Të Lidhura

Zbulohen detaje nga lidhja e Bjordit me Anna Likën: Nisi nga… –

Bjordi eliminohet nga Big Brother

nga 27
23:26 | 31/01/2023
0

Bjordi eliminohet nga Big Brother Vip. Vendimi u njoftua në prime-in e kësaj të Marte. Në nominim ishin Armaldo, Tea,...

Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

nga 27
23:20 | 31/01/2023
0

Ergysi një djalë i ri nga Mati, i cili më parë po punonte në Itali, harxhoi 5000 mijë euro nga...

E reja vdes pas operacionit plastik në hundë –

E reja vdes pas operacionit plastik në hundë –

nga 27
22:56 | 31/01/2023
0

Një 21-vjeçare e quajtur Karen Julieth Uribe ka ndërruar jetë në Kolumbi pas ndërhyrjes kirurgjikale në hundë. Mediat e huaja shkruajnë...

“Mes teje dhe Oltës nuk ka miqësi”, debat mes Kristit dhe Zhaklin –

“Mes teje dhe Oltës nuk ka miqësi”, debat mes Kristit dhe Zhaklin –

nga 27
22:48 | 31/01/2023
0

“Loja e anonimeve” krijoi shumë batuta, por edhe debate në shtëpi. Kjo pasi, disa prej pyetjeve ishin shumë ngacmuese dhe...

Para
Parisi planifikon park për nudistët

Parisi planifikon park për nudistët

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohen detaje nga lidhja e Bjordit me Anna Likën: Nisi nga… –

Bjordi eliminohet nga Big Brother

23:26 | 31/01/2023
Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

23:20 | 31/01/2023
VIDEO/ Darmian “gjunjëzon” Atalantën në “San Siro”

VIDEO/ Darmian “gjunjëzon” Atalantën në “San Siro”

23:06 | 31/01/2023
“Kërkoj falje për çfarë të thashë, por”, çfarë i tha Armaldo Amosit

“Kërkoj falje për çfarë të thashë, por”, çfarë i tha Armaldo Amosit

23:00 | 31/01/2023
“Serbia dominon”, Meta për situatën në Kosovë: Përgjegjës dhe Rama –

A u shantazhua Meta nga McGonigal?

22:58 | 31/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Bjordi eliminohet nga Big Brother
  • Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –
  • VIDEO/ Darmian “gjunjëzon” Atalantën në “San Siro”
  • “Kërkoj falje për çfarë të thashë, por”, çfarë i tha Armaldo Amosit
  • A u shantazhua Meta nga McGonigal?
  • E reja vdes pas operacionit plastik në hundë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bjordi eliminohet nga Big Brother
  • Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com