Skandali i rikthimit të vendimit për të importuar plehra në Shqipëri, debati i madh politik që ka ndezur, protestat e forta të shoqërisë civile, kanë bërë që krahas tij të hapet edhe një diskutim tjetër: Kush ka qenë historikisht me plehrat nga politikanët shqiptarë?
Lapsi.al ka arritur të sigurojë një dokument të vitit 2004, ku Edi Rama si ish kryebashkiak i Tiranës, ka këmbëngulur me insistim, pranë qeverisë së Fatos Nanos që të bëhej edhe ai vendimarrës në impiantin e djegies së plehrave që do të ngrihej në Kashar.
Ne kemi në duar dy dokumenta atq që Edi Rama i dërgon ish ministrit të Rregullimit të Territorit, Bashkim Fino dhe përgjigjen që ky i fundit i jep kryebashkiakut. Në këtë korespondencë, e cila daton në qershor të vitit 2004, vihet re këmbëngulja e Ramës për të pasur edhe ai një zë dhe një votë në vendimmarrjen për plehrat.
Ajo që del nga shkresa është se Rama kërkon një rol krahas ministrit të Rregullimit të Territorit Fino dhe atij të Mjedisit Et’hem Ruka, në komitetin që do të bënte vlerësimin e kompanisë fituese për plehrat.
Po si është historia?
Në vitin 2004 Qeveria Nano hapi garën për përpunimin e mbetjeve dhe u paraqitën mes 4 firmave konkuruese edhe dy kompani, njëra e italianit Francesco Becchetti dhe tjetra e Koço Kokëdhimës. Kompania e Becchettit, “Albanianbeg Ambient” parashikonte të investonte 180 mijë euro, të digjte të gjitha mbetjet e Tiranës dhe Durrësit në një zonë në Kashar dhe do të importonte 208 mijë ton plehra në vit nga Italia, ose 39 % të totalit që do të përpunonte impianti i djegies për prodhimin e energjisë (pra ai e përligjte importin njësoj si sot me arsyen për të bërë rentabël biznesin).
Firma 2K Group e Kokëdhimës kërkonte të paguhej nga arka e shtetit me 29.5 dollarë për përpunimin e çdo 1 toni mbetje.
Për të vendosur se cila firmë do ta fitonte këtë garë, ish-kryeministri Nano ngriti një komision shtetëror të emëruar në dokumentat poshtë si O.SH.A, i cili do të shqyrtonte ofertat. Ai përbëhej nga Ministrat Bashkim Fino e Et’hem Ruka.
Vazhdimi i historisë dihet. Nano i dha hapur fjalën Bechettit që të digjte plehra në Kashar. Për këtë ai do të çonte edhe një ligj në Kuvend, që të lejonte importin e plehrave.
Vetëm pasi kjo qe vendosur Edi Rama do të kërkonte të merrte pjesë në këtë proces si kryebashkiak i Tiranes.
Natyrisht që pjesmarrja e tij justifikohet me faktin e të qenit kryebashkiak i Tiranës. Por në atë kohë pretendohej se ai e bënte këtë edhe për të lobuar pro Koço Kokëdhimës.
Dhe vetëm kur u pa se Kokëdhima mbeti pa gjë, në lojë u fut miku tjetër i Ramës, Erion Veliaj, atëherë kreu i MJAFT që të kundërshtonte këtë projektligj me protesta në rrugë kundër Nanos.
Edi Rama nuk u fut dot sipas kërkesës së tij në komisionin shtetëror që do të monitoronte fituesin (ai e quante atëherë atë një proces të rëndësishëm për rajonin Tiranë-Durrës/ shih fundin e letrës) dhe ai, bëri gjithçka që ta rrëzonte më pas atë ligj, për të cilin sot nuk po e pengon askush ta realizojë.
Letra e Rames:
Pergjigjja e Bashkim Finos
/lapsi.al/